Home / Lajme / Maqedoni / Tetova ndjek drejtpërdrejtë inaugurimin e Obamës

Tetova ndjek drejtpërdrejtë inaugurimin e Obamës

Duke u përgjigjur në pyetjet e pareshtura, Keener theksoi se presidenti i 44 –të i SHBA- ve është me prejardhje afro-amerikane edhe pse kjo pjesë janë pakicë në Amerikë dhe si e tillë jep një mesazh shumë të fuqishëm për ngritjen e tolerancës dhe thellimin e demokracisë

Urim Hasipi
Duke u përgjigjur në pyetjet e pareshtura, Keener theksoi se presidenti i 44 –të i SHBA- ve është me prejardhje afro-amerikane edhe pse kjo pjesë janë pakicë në Amerikë dhe si e tillë jep një mesazh shumë të fuqishëm për ngritjen e tolerancës dhe thellimin e demokracisë.

Studentë, profesorë, hulumtues dhe qytetarë të ndryshme dashamirë dhe kurestarë të politikës ndërkombëtare kanë kanë ndjekur live në Këndin Amerikan në Tetovë ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barak Obama. Ata të martën gjatë transmetim të drejtpërdrejt kanë bashkëbiseduar me z. Matt Keener, shefin e zyrës për çështje politike në Ambasadën e SHBA në Maqedoni.

Të pranishmit janë interesuar në detaje për traditën madhështore amerikane për inaugurimin e presidentëve. Z. Keener duke u përgjigjur në pyetjet e të pranishmëve e ka vlerësuar fjalimin e presidentit të 44 amerikan si një fjalim të matur, të çiltër dhe shumë domethënës për situatën aktuale dhe për sfidat që e presin.

“ Gjatë mandatit të tij, presidenti Obama do të përballet me dy sfida të mëdha, atë të krizës financiare dhe politikën e jashtme amerikane, pasi që kemi të bëjmë me vatra e konflikteve dhe luftërave, si Iraku, Afganistani dhe tani edhe Palestina” tha ai duke diskutuar më pastaj për politikën e jashtme dhe refleksionet në Ballkan. “ Maqedonia dhe vendete tjera mbeten miq të Amerikës dhe besojë se do të vazhdojë përkrahja amerikane për integrimet” theksoi ai.

Duke u përgjigjur në pyetjet e pareshtura, Keener theksoi se presidenti i 44 –të i SHBA- ve është me prejardhje afro-amerikane edhe pse kjo pjesë janë pakicë në Amerikë dhe si e tillë jep një mesazh shumë të fuqishëm për ngritjen e tolerancës dhe thellimin e demokracisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *