Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi dhe Ahmeti apelojnë për zgjedhje të lira

Thaçi dhe Ahmeti apelojnë për zgjedhje të lira

Te dy bashkebiseduesit pas takimit jane zotuar per zgjedhje te lira dhe demokratike dhe se rezultatet e zgjedhjeve do te jene te pranueshme

Urim Hasipi
Tetovë, 23 janar-Liderët e dy partive politike shqiptare BDI e PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, pas takimit që realizuan te premten ne mbremje ne komunen e Tetovës, dolën me mesazhin që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira, të ndershme dhe demokratike, pasi nga këto zgjedhje varet ardhmëria evropiane e vendit.
“Ishte një takim jashtëzakonisht i dobishëm, folëm për shumë çështje me theks të veçantë zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale. Nga ky takim duam të japim porosi se duam që procesi zgjedhorë të jetë I ndershëm zgjedhjet të jenë të rregullta të pranueshme për të gjithë ato që do të garojnë dhe rezultatet e garës fer do të jenë të pranueshme për ne që të gjithë. Kjo që ne kemi biseduar bashkë me zotin Thaçi duhet të reflektoj edhe në bazat të cilat ne i përfaqësojmë. I urova zotit Thaçi sukses në zgjedhje dhe të kemi rezultate të pritshme dhe mbi të gjitha të ndershme”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Po ashtu, edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se toleranca ndaj parregullsive zgjedhore, të jetë zero. Këto zgjedhje, janë shansi i fundit, që të jenë të lira dhe demokratike, deklaroi Thaci, duke kujtuar kushtet që ka vënë edhe faktori ndërkombëtar.
“Takimi vërtet ishte i dobishëm por ishte shumë i vështirë, theksi konkret siç tha zoti Ahmeti ishin zgjedhjet e ardhshme. Vendosëm që të dalim bashkërisht me një apel drejtë qytetarëve që zgjedhjet të jenë korrekte për shkak se bisedohet për ardhmërinë e qytetarëve të Maqedonisë. Bashkësia ndërkombëtare i ka dhënë më të gjitha sinjalet se tolerance do të jetë zero. Bashkërisht ndajmë përgjegjësi, kuptohet zoti Ahmeti pak më tepër si pjesë e qeverisë. Dhe ne do të punojmë edhe me strukturat tona partiake që këto zgjedhje vërtet të kalojnë ashtu siç duhet”, theksoi kryetari I PDSH-së, Menduh THaçi.
Lideri opozitar Thaçi, gjatë këtij takimi tha se ka shprehur shqetësimin e tij përsa i përket politikës që udhëheq kjo qeveri. Thaçi madje u shpreh se është i shqetësuar me bllokimin e procesit integrues drejt NATO-s dhe BE, si dhe me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *