Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takoi Fuere

Thaçi takoi Fuere

Kreu i PDSH, Menduh Thaçi ka theksuar se ky takim ka qenë i rëndësishëm dhe bashkësia ndërkombëtare me çdo kusht kërkon që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike.

”Ishte një takim i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë edhe deklaratat publike të euroambasadorit dhe Bashkimit Evropian në këtë drejtim kanë qenë një apel dhe kërkesë që të kemi zgjedhje të lira dhe ata me çdo kusht kërkojnë që të kemi zgjedhje demokratike”, tha Thaçi pas takimit, i cili ka thënë se si lider do të japë kontributin maksimal në këtë drejtim dhe shtoi më tej se që të jetë kështu duhet që të gjithë të kenë përgjegjësi

Urim Hasipi
Tetove, 26 janar-Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kanë dhënë mesazhe paqeje lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe vendore të 22 marsit.

“Zgjedhjet e 22 marsit do të kenë rëndësi të madhe për Maqedoninë, toleranca do të jetë zero pa marrë parasysh se cilës parti politike i takon si për ato në qeveri, poashtu edhe për opozitën, por barrën më të rëndë do ta bartë qeveria”, ka theksuar ambasadori I BE-së në Shkup, Ervan Fuere pas një takim të realizuar të hënën me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e kësaj partie në Tetovë. Diplomati evropian Fuere ka përsëritur qëndrimin se parregullsitë e zgjedhjeve të vitit të kaluar nuk duhet të përsëriten.

” Këto janë takime të rregullta që i zhvillojmë me liderët e partive partive politike, në mënyrë që më 22 mars të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe parregullsitë e 1 qershorit të mos përsëriten. Është me rëndësi të theksohet se përgjegjësi kanë të gjitha partitë por më shumë ka qeveria dhe koalicioni qeveritar i cili duhet të bëjë çmos që të ketë zgjidhje fer dhe demokratike. Poashtu me rëndësi që është që shteti të implementojë rekomandimet e ODIHR dhe OSBE ndërsa në muajt në vijim do të udhëtoj në shumë qytete që të flas me liderët lokal që edhe ata të garantojnë dhe të angazhohen për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka thënë Fuere pas takimit me Thaçin.

Kreu i PDSH, Menduh Thaçi ka theksuar se ky takim ka qenë i rëndësishëm dhe bashkësia ndërkombëtare me çdo kusht kërkon që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike.

”Ishte një takim i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë edhe deklaratat publike të euroambasadorit dhe Bashkimit Evropian në këtë drejtim kanë qenë një apel dhe kërkesë që të kemi zgjedhje të lira dhe ata me çdo kusht kërkojnë që të kemi zgjedhje demokratike”, tha Thaçi pas takimit, i cili ka thënë se si lider do të japë kontributin maksimal në këtë drejtim dhe shtoi më tej se që të jetë kështu duhet që të gjithë të kenë përgjegjësi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *