Home / Lajme / Maqedoni / Tryezë e rrumbullakët ‘Vlerat e pluralizmit politik’

Tryezë e rrumbullakët ‘Vlerat e pluralizmit politik’

Në tryezën e rrumbullakët, qëllimi i së cilës ishte zbulimi dhe kuptimi për pluralizmin në Maqedoni, përkrah përfaqsuesëve të partive politike nga vendi, morën pjesë edhe euroambasadori Ervan Fuere dhe drejtorët e fondacioneve gjermane “Fridirih Ebert” dhe “Konrad Adenauer”, Shtefan Denert dhe Anri Bone.

Urim Hasipi
Shkup, 29 Janar-Maqedonia duhet, ka kapacitete dhe do të zbatojë zgjedhje korrekte dhe demokratike presidenciale, vlerësojnë partitë në pushtet, derisa tek partitë opozitare ekziston dyshimi se zgjedhjet do të jenë tërësisht korrekte dhe demokratike, ky është përfundimi kryesor i tryezës së rrumbullakët “Vlerat e pluralizmit politik” që sot u mbajt në Shkup në organizim të Institutit për demokraci “Societas Civilis” dhe fondacioni “Konrad Adenauer”.

Në tryezën e rrumbullakët, qëllimi i së cilës ishte zbulimi dhe kuptimi për pluralizmin në Maqedoni, përkrah përfaqsuesëve të partive politike nga vendi, morën pjesë edhe euroambasadori Ervan Fuere dhe drejtorët e fondacioneve gjermane “Fridirih Ebert” dhe “Konrad Adenauer”, Shtefan Denert dhe Anri Bone.

Zëvendësministri Ivica Bocevski, si përfaqsues i VMRO-DPMNE-së, tha se pret zgjedhjet e ardhshme presidenciale të jenë korrekte dhe demokratike, pasi që në Maqedoni veçmë ka ardhur pranvera demokratike, dhe se ka dialog real mes partive dhe partnerëve socialë.

“Presim zgjedhjet e ardhshme të jenë garë me ide dhe koncepte dhe t’u japin hapësirë votuesëve që të mund të zgjedhin. Jam i bindur se ato do të jenë korrekte dhe demokratike dhe se do t’i tejkalojnë pritjet”, tha Bocevski.

Sipas tij, nuk ka asgjë më pluraliste nga shqyrtimi i mëngjesit të shtypit ditor, në të cilin ka mendime të ndryshme.

“Ishte intersantë dikur si student të shikohet zhvillimi i pranverës demokratike të Maqedonisë, e cila për fat të keq u ngri në tranzicion… Vetëm deri para disa viteve në Maqedoni dialogu social nuk ishte i mundshëm pasi kishte recidive nga shoqëria e kaluar përmes Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë dhe Odës ekonomike. Për dallim nga atëherë sot kemi dialog real”, tha Bocevski.

Lideri i Demokracisë së Re dhe kandidati presidencial i zgjedhjeve të ardhshme Imer Selmani është i bindur se zgjedhjet duhet të jenë korrekte, demokratike të lira dhe të ndershme edhe atë jo vetëm për shkak tensionit të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe për shkak të kërkesave të qytetarëve.

“Vlerësoj se Maqedonia është shtet dhe shoqëri, e cila është pjekur të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së”, tha Selmani.

Kundërkandidati i tij në zgjedhjet nga BDI-a Agron Buxhaku, gjithashtu, është i bindur se do të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike.

“Jam i bindur se kemi çka të tregojmë lidhur me vlerat e zhvillimit të pluralizmit politik… Mendoj se do të kemi zgjedhje korrekte dhe demokratike, pasi në interes tonë është të mos ketë incidente dhe vendi të shkojë përpara”, tha Buxhaku.

Përfaqësuesit e dy fondacioneve gjermane, një me orientim të djathtë, ndërsa tjetra me të majtë, përfaqësuesëve të Maqedonisë u treguan se si ata e kuptojnë pluralizmin dhe theksuan se në vendin e tyre edhe Qeveria edhe opozita punojnë bashkë që t’i gjejnë zgjidhjet më të mira. Sipas tij, zgjedhjet janë tregues më i mirë për pluralizmin në vepër.

“Pluralizmin politik tek ne e kuptojmë si dialog mes ideve të ndryshme politike dhe pa të Gjermania nuk do ta kishte arritur atë që është për momentin, pasi që kemi pasur shumë probleme mes dy luftërave botërore”, tha Bone.

Denert, theksoi se mediat e pavaruara dhe transparenca janë kyçe që qytetarët të sjellin vendimin e duhur që për kë ta japin votën e tyre në zgjedhjet.

Euroambasadori Fuere si shembull e theksoi Nelson Mandela, i cili miqve të tij nga Irlanda Veriore u ka rekomanduar se duhet të bisedojnë me armiqtë e tyre, e jo me miqtë përderisa duan paqe.

“Ky shembull është i rëndësishëm edhe për Maqedoninë, ku ka elemente të pluralizmit të vetëm pas miratimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është kornizë për integrimin e shumicës dhe pakicës që të mundet edhe shumica edhe pakica të mendojë se Qeveria i përfaqëson edhe interesat e tyre”, tha Fuere, duke theksuar se para Maqedonisë ekziston mundësi unikate në zgjedhjet e ardhshme me sjelljen e partive politike dhe liderëve të tyre të tregojë si e sheh pluralizmin.

Ai theksoi se është krejtësisht normale në fushatën zgjedhore të ketë konfrontime, por ato duhet të bëhen në mënyrë civilizuese.

“Edhe opozita është pjesë e cila duhet të ndihmojë në ndërtimin e vlerave pozitive për zgjedhjet sipas shembullit të SHBA-së. Jam i bindur se ka mjaft pjekuri politike tek partitë që të tejkalohen dallimet… Dialogu politik nuk është shpikje e bashkësisë ndërkombëtare, por duhet të praktikohet në secilën demokraci”, tha Fuere dhe shtoi se koncenzusi i ka ndihmuar vendlindjes së tij Irlandës të hyjë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *