Home / Lajme / Maqedoni / Vidhen dy vetura ne Tetovë

Vidhen dy vetura ne Tetovë

Natën mes dy dhe tre janarit persona të panjohur kanë marrë veturë të tipit “Golf 3” me targa të Kroacisë, e cila ka qenë e parkuar para shtëpisë së pronarit S.B 36 vjeçar nga Reçica e Madhe.Dëmi I përgjithshëm llogaritet afër 2000 euro

Natën mes tre dhe katër janarit persona të panjohur kanë plaçkitur Çajtoren “Bozovca” pronë e 26 vjeçarit L.M nga Tetova që gjendet në kompleksin në Çarshinë e Epërme, njofton policia.Sipas policisë plaçkitësit kanë marrë një aparat për kafe dhe paijse tjera, ndërsa dëmi I përgjithshëm llogaritet 1300 euro.Natën mes dy dhe tre janarit persona të panjohur kanë marrë veturë të tipit “Golf 3” me targa të Kroacisë, e cila ka qenë e parkuar para shtëpisë së pronarit S.B 36 vjeçar nga Reçica e Madhe.Dëmi I përgjithshëm llogaritet afër 2000 euro.Më 3 janar rreth orës 17, 30 minuta është vjedhur veturë e tipit Audi A8 me tagra të Zvicrës pronë e I.A (41) vjeçar nga fshati Sellcë, dyert së cilës nuk kanë qenë të mbyllura, e parkuar në rrugën e Ilindenit para qendrës tregtare në Tetovë. Sipas policisë vetura llogaritet 16 mijë euro
Natën mes 1 dhe 2 janarit persona të panjohur kanë plaçkitur mini marketin Dovani, në rrugën 180 numër 5 në Tetovë pronë e 36 vjeçarit V.I dhe kanë marrë lloje të ndryshme të pijeve një celular ndërsa dëmi I kësaj vjedhjeve arrinë vlerën 126 mijë denarë.
Natën mes 1 dhe 2 janarit persona të panjohur kanë thyer dritaren e picerisë Viena në rrugën Bllagoja Toska pronë e 31 vjecarit I.S nga Tetova dhe kanë marë një kompjutor me monitor, dy përforcues dhe një miksetë.Dëmi material llogaritet rreth 150 mijë denarë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *