Home / Lajme / Maqedoni / Vit i vështirë për kompanitë e ndërtimit

Vit i vështirë për kompanitë e ndërtimit

Kriza e fundit financiare në botë ka goditur edhe sferën e ndërtimeve, duke shkaktuar rënie drastike të punës dhe projekteve të ndërtimit nga kompanitë e ndërtimit.

Analistët ekonomik dhe Lidhja e Sindikatave për Ndërtim paralajmëron vit të rëndë për kompanitë e ndërtimit

Kriza e fundit financiare në botë ka goditur edhe sferën e ndërtimeve, duke shkaktuar rënie drastike të punës dhe projekteve të ndërtimit nga kompanitë e ndërtimit.

Për shkak të lëvizjeve recesive në botë, të gjitha kompanitë e ndërtimit që kanë punë me partnerët e huaj kanë filluar gradualisht të humbin projektet. Financimi në ndërtime vazhdimisht ka shënuar ulje dhe se kjo sferë e biznesit po humbet interesin pas metalurgjisë. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka shprehur shqetësime se kriza që ka kapluar edhe Maqedoninë mund të shkaktojë largim nga puna të punësuarve në sferën e ndërtimeve. Nga ana tjetër, Qeveria ka paralajmëruar plane ambicioze në sferën e ndërtimeve të infrastrukturës duke premtuar edhe ndërtime të pjesëve të korridoreve 8 dhe 10, ndërtimin e rrugëve magjistrale dhe rajonale si dhe ndërtime të objekteve të banimit. Por nga ana tjetër, kompanitë e ndërtimit në Maqedoni kanë shprehur rezerva për investime të reja në ndërtime gjatë këtij viti.

Analistët dhe mediet botërore ekonomike paralajmërojnë se gjatë këtij viti pritet që mbi 70 mijë punëtorë të ndërmarrjeve të ndërtimit në Evropë do të ngelen pa punë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *