Home / Lajme / Maqedoni / zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike të konfirmohen në praktikë, kërkojnë ambasadorët e BE-së

zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike të konfirmohen në praktikë, kërkojnë ambasadorët e BE-së

Ambasadori Braun theksoi se zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Republikës së Maqedonisë mbetet lartë në axhendën e Republikës Çeke si kryesuese me BE-në edhe krahas problemeve me të cilat ballafaqohet Unioni, si kriza me gazin, kriza ekonomike dhe luftërat në Gazë. Praga vazhdon me Strategjinë për zgjerimin me qëllim që secila nga vendet të mund të bëhet pjesë e Unionit me kusht që t’i plotësojë kriteret e vendosura, ndërsa këtë e vërteton edhe logoja e Çekisë “Evropa pa kufinjë”.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale janë kyçe për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve. Nuk është e mjaftueshme që pushteti dhe partitë politike të bëjnë përpjekje vetëm për zgjedhje korrekte dhe demokratike, por atë duhet ta vërtetojnë edhe në terren me krijimin e atmosferës për zgjedhje sa më të mira të mundshme.

Këtë e theksuan amabsadorët e Çekisë, Francës dhe Suedisë në Maqedoni, Jozef Braun, Bernar Valero dhe Lars Freden, dhe euroambasadori Ervan Fuere, në seancën e sotme të Komisionit kuvendor prë çështje evropiane, në të cilën u prezantuan prioritetet e kryesimit çek me Unionin.

Ambasadori Braun theksoi se zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Republikës së Maqedonisë mbetet lartë në axhendën e Republikës Çeke si kryesuese me BE-në edhe krahas problemeve me të cilat ballafaqohet Unioni, si kriza me gazin, kriza ekonomike dhe luftërat në Gazë. Praga vazhdon me Strategjinë për zgjerimin me qëllim që secila nga vendet të mund të bëhet pjesë e Unionit me kusht që t’i plotësojë kriteret e vendosura, ndërsa këtë e vërteton edhe logoja e Çekisë “Evropa pa kufinjë”.

Në lidhje me Maqedoninë, jemi të interesuar, tha Braun, të shohim zgjedhje demokratike në mars, si dhe dialog të përmirësuar politik mes aktorëve kryesorë politikë. Kjo ka të bëjë me liberalizimin e vizave, nëse vendi i plotëson kushtet mund të llogarisë në mbështetjen e Çekisë duke e marrë parasysh se ka zhvillim më të madh nga vendet e rajonit.

Euroambasadori Fuere theksoi se sfida më e rëndësishme, me të cilën ballafaqohet Qeveria, si dhe partitë politike dhe institucionet janë përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe lokale, të cilat janë testi kyç për kapacitetin e institucioneve të vendit të zbatohen zgjedhje më të mira të mundshme lokale sipas standardeve më të larta, pa dhunë dhe kanosje.

“Në prill dhe maj vitin e kaluar kishim shumë shprehje të vetëbesimit se gjithçka do të zhvillohet në rregull, por për fat të keq pamë se çka ndodhi. I lus të gjitha partitë politike të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që zgjedhjet e qershorit mos të përsësriten. Kjo do të thotë se partitë politike duhet të punojnë në nivel nacional, por edhe në nivel lokal.

Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme, partitë politike të krijojnë atmosferë pozitive dhe frymë pozitive të dialogut dhe në të t’i përfshijnë të gjithë kryerësit në shoqëri, veçanërisht në sektorin qytetar dhe mediat”, tha Fuere.

Ai shtoi se shumë është me rëndësi mediave t’u lejohet ta luajnë rolin e tyre gjatë këtyre zgjedhjeve në mënyrë të pavarur, ndërsa në lidhje me aspektin e sigurisë e përshëndeti përgatitjen e Planit aksionar strategjik për zbatimin e zgjedhjeve korrekte.

Fuere paralajmëroi se javën e ardhshme në Shkup arrin misioni ekspert nga Brukseli me qëllim që të kryejnë revizion gjatë procesit të implementimit të reformave lidhur me liberalizimin e vizave.

“Presim se do të arrihet qëllimi përfudimtar, e ai është liberalizimi i vizave, me të cilin do të dërgohet mesazh deri tek të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë” , tha Fuere.

Gjatë debatit anëtarët e Komisionit me qëndrim të vetëm se do të kontribuojnë ndaj krijimit të kushteve të nevojshme për zgjedhje korrekte dhe të lira.

Ermira Mehmeti nga BDI tha se është e bindur se partitë politike e kanë mësuar mësimin nga zgjedhjet e qershorit dhe pret të kontribojnë për organizimin e procesit të lirë dhe korrekt, pa dhunë.

Për Radmilla Shekerinskën nga LSDM-ja është e qartë se pa zgjedhje të suksesshme dhe cilësore, Maqedonia nuk mund të shpresojë në zhvillimin e eurointegrimeve. Ajo e përmendi edhe sygjerimin e dhënë gjatë këtyre ditëve nga diplomatët evropianë se vendi duhet me kujdes ta lexojë raportin e Grupit ndërkombëtar të krizave.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *