Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet lokale dhe presidenciale më 22 mars

Zgjedhjet lokale dhe presidenciale më 22 mars

Këto zgjedhje për ne si qytetarë janë shumë të rëndësishme Pikërisht zgjedhje korrekte dhe demokratike sipas standardeve më të larta evropiane janë më të rëndësishme për inkuadrimin tonë të mëtjeshëm në Bashkimin Evropian”, deklaroi Veljanovski pas nënshkrimit të vendimit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanoski sot në pajtim me kompetencat e tij kushtetuese e nënshkroi vendmin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale në Maqedoni që siç u publikua zyrtarisht do të mbahet më 22 mars të këtij viti. “Këto zgjedhje për ne si qytetarë janë shumë të rëndësishme Pikërisht zgjedhje korrekte dhe demokratike sipas standardeve më të larta evropiane janë më të rëndësishme për inkuadrimin tonë të mëtjeshëm në Bashkimin Evropian”, deklaroi Veljanovski pas nënshkrimit të vendimit.Veljanovski tha se pas miratimit të djeshëm të Amendamentit 31 nga Kushtetuta në bisedë telefonike me liderët e VMRO-DPMNE-së, BDI-së, LSDM-së, PDSH-së dhe PLD-së mori konfirmim se 22 marsi është data e pranueshme për zgjedhje nga ana e tyre si parti politike dhe për Komsionin Shtetëror Zgjedhor si organ i zgjedhur i cili duhet t’i zbatojë ato. Spikeri i Kuvendit bëri apel te të gjitha partitë poltike dhe kandidatët e pavarur që të angazhohen për mbajtjen e zgjedhjeve maksimalisht demokratike dhe korrekte ndërsa të gjitha institucionet shtetërore që në çfarëdo lloj mënyre janë inkuadruar në procesin zgjedhor me përgjegjësi ta kryejnë punën e tyre. Në pjatim të Kodit zgjedhr, fushata zgjedhore fillon ditën e 22-të nga shpallja e zgjedhjeve dhe 20 ditë para ditës të caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve dhe duhet të përfundojë 24 orë para ditës së zgjedhjeve. Kandidat për president të Republikës mund të propozojnë të paktën 10.000 zgjedhës ose të paktën 30 deputetë. Zgjedhja e presidentit të RM-së bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit të mëparshëm. Presidenti i shtetit zgjidhet me mandat pesëvjeçar. I njëjti person mund të zgjidhet më së shumti dy herë. Ai duhet të jetë shtetas i RM-së të jetë mbi moshën 40 -vjeçare dhe në RM të ketë jetuar të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit. Zgjedhjet për anëtarë të këshillit dhe për kryetarë të komunës mbahen çdo katër vjet në të njëjtën kohë në të gjitha komunat.Të drejtë për parashtrimin e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe listës së kandiadit për kryetar komune kanë partitë e regjistruara politike, koalicionet si dhe grupe votuesish. Me kodin zgjedhor vërtetohet numri i nënshkrimeve kur parashtrues të listës janë grup zgjedhësish dhe ai varet nga numri i banorëve të komunës. Për Shkupin janë të nevojshme të paktën 1.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në çertifikatën e Listët zgjedhore të rajonit të qytetit të Shkupit.

Të gjitha listat e kandidatëve parashtrohen në komsionin kompetente zgjedhore brenda 35 ditëve para mbajtjtes së zgjedhjeve – lista e kandidatit për president të Republikës së Maqedonisë parashtrohet në Komsionin Shtetëror zgjedhor ndërsa listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe listat e kandidatit për kryetar të komunës propozuesit i parashtrojnë në Komsionin Zgjedhor Komunal.Listën e vetme e konfirmuar e kandidatit për zgjedhje për president të RM KSHZ-ja duhet ta publikojë në Gazetën zyrtare të RM-së brenda 30 ditëve para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, Komsioni Komunal Zgjedhor listat e kandidatëve për anëtarë të këshllit dhe listën e kandidatit për kryetar komune duhet ta shpallë në të gjitha vendevt e banuara dhe në vendvotimit e komunës brenda 25 ditëve para mbajtjes së zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *