Home / Lajme / Maqedoni / Zyrtarizohet kandidatura e sadi bexhetit per kryetar komune në Tetovë.

Zyrtarizohet kandidatura e sadi bexhetit per kryetar komune në Tetovë.

Promovimi dhe zyrtarizimi I kandidaturës së Sadi Bexhetit është bërë në një atmosferë solemne të enjten mbrëma në Hotel Lirak.

Urim Hasipi

Tetovë, 29 janar-Rektori I USHT-së Sadi Bexheti edhe zyrtarisht është kandidat I Partisë Demokratike Shqiptare për kryetar komune në Tetovë.

Promovimi dhe zyrtarizimi I kandidaturës së Bexhetit është bërë në një atmosferë solemne të enjten mbrëma në Hotel Lirak.

Në këtë promovim kanë marrë pjesë strukturat më të larta të PDSH-së në krye me liderin Menduh Thaçi, kryetari i kuvendit qendror të PDSH-së Arbër Xhaferi dhe kandidatja për kryetar shteti Mirushe Hoxha.

Para të pranishmëve Bexheti ka dhënë edhe arsyet e kandidimit të tij, duke theksuar se punën e suksesshme në USHT do ta zhvillojë edhe në postin si kryetar I komunës së Tetovës.

Ndërkohë që kreu I PDSH-së Menduh Thaçi, tha se PDSH-ja kohëve të fundit ka marrë shumë goditje ndërsa kur të gjithë menduan se nuk kam “plumba” unë nxora dy “raketa” edhe atë dy doktor profesora si Mirushe Hoxhën dhe Sadi Bexhetin.Ai para të pranishmëve tha se PDSh-ja asnjëherë nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë politikë hakmarrëse dhe qëllimi I saj është qëllim fisnik që të mbrojë interesat e shqiptarëve.

Prej te premtes fillon edhe grumbullimi I nënshkrimeve për kandidaten për kryetar shteti Mirushe Hoxha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *