Home / Lajme / Maqedoni / BE ndihmon policinë e Maqedonisë

BE ndihmon policinë e Maqedonisë

Sipas ligjëruesve të sotëm me rëndësi është që policia të jetë e apolitizuar me qëllim që të ketë më shumë rezultate ndërsa nëvojitet bashkëpunim me gjykatën.Ndërsa prefekti I komunës së Gostivarit Nevzat Bejta tha se ka marrë pjesë në disa seminare dhe gjatë vizitave të tija jashta vendit sidmos në vendet evropiane dhe SHBA është interesuar për punën e policisë dhe mundësinë e bartjes së përvojës në policinë vendase.

Urim Hasipi
Tetovë, 5 shkurt-Unioni Evropian do të përkrah përpjekjet e strukturave të policisë drejt zhvillimit edhe punës më efikase sidomos në periudhën parazgjedhore.
”Ne jemi këtu për të përkrahur policinë dhe vendin tuaj e jo për të kritikuar.

Ne mbështesim fuqimisht policinë drejt vendosjes së rendit dhe zhvillimin e saj.

Procesi I reformave në polici përbën një sfidë dhe një objektiv drejt pranimit në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Pierre Chassagne udhëheqës I projektit për përkrahje të zhvillimit të policisë finansuar nga Unioni Evropian, I cili u promovua sot në Tetovë.

Sektori për punë të Brendëshme në Tetovë me tre stacione dhe 10 nënstacione, dalngadal po e rimer veten në vendosjen e organizimit kadrovik dhe tani më kanë filluar të ndjehen edhe rezultatet edhe pse ka ende për përmirësim, tha kryeshefi I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Ekrem Rexhepi.

Sipas ligjëruesve të sotëm me rëndësi është që policia të jetë e apolitizuar me qëllim që të ketë më shumë rezultate ndërsa nëvojitet bashkëpunim me gjykatën.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *