Home / Lajme / Maqedoni / Benzina shtrenjtohet për 4 denarë, dizeli lirohet për 1,5 denarë

Benzina shtrenjtohet për 4 denarë, dizeli lirohet për 1,5 denarë

Çmimi i ri i EUROSUPER – 95 është 50,50 denarë për litër, EUROSUPER-98 është 51, 50 denarë për litër, ndërsa MB-96 shitet për 53,50 denarë për litër. EURODIZEL D-E IV shitet për 43 denarë, ndërsa dizeli D-2 shitet për 32 denarë për litër.

Derivatet e naftës prej pasmesnate kanë pësuar ndryshime në çmime, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetik (KRE)

Sipas korrektimit të çmimeve, benzina prej mesnate është shtrenjtuar për 4 denarë, ndërsa çmimi i dizelit është ulur për 1,5 denarë. Me këtë vendim është bërë rritja e çmimeve rafinerike dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës për 1,78 për qind.

Çmimi i ri i EUROSUPER – 95 është 50,50 denarë për litër, EUROSUPER-98 është 51, 50 denarë për litër, ndërsa MB-96 shitet për 53,50 denarë për litër. EURODIZEL D-E IV shitet për 43 denarë, ndërsa dizeli D-2 shitet për 32 denarë për litër.

Sipas vendimit të KRE-së, ulje të çmimeve ka shënuar edhe mazuti, çmimi i të cilit është 16,072 denarë për kilogram. Si arsye për ndryshimin e çmimeve për 1,75 për qind janë faktorët e uljes së çmimit të naftës në bursat botërore gjatë 14 ditëve të kaluara si dhe për shkak të rritjes së kursit të dollarit kundrejt denarit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *