Home / Lajme / Maqedoni / Burrimet e sharrit ftohen në pesë festivale

Burrimet e sharrit ftohen në pesë festivale

Kështu këtij ansambli, që në muajin janar I kanë arritur pesë ftesa për pjesmarrje në festivale ndërkombëtare me karakter garues, si nga insituti folklorit “Anadolija” dhe “Fomged Festivals” nga Turqia, ku këtij ansambli I propozohen katër festivale për pjesmarrje, dy ftesa tjera nga Republika e Shqipërisë që kanë të bëjnë me festivalet folklorike “Argjiro” 2009 dhe “Aulona Internacional Folk festival” 2009, si dhe një tjetër ftesë nga Maqedonia, I cili ka të bëjë me organizimin e festivalit folklorik ndërkombëtar “Todoria” që mbahet në fillim të muajit mars në Shën Kollë

Urim Hasipi
Tetovë, 3 shkurt-Ansambli më e I njohur në lëminë e folklorit nga Maqedonia dhe më I kërkuari nga asociacione të ndryshme kulturore nga vendi dhe jashtë, “Burrimet e Sharrit” nga Tetova vazhdon me përgaditje intenzive për pjesmarrje nëpër festivale për vitin 2009.
Kështu këtij ansambli, që në muajin janar I kanë arritur pesë ftesa për pjesmarrje në festivale ndërkombëtare me karakter garues, si nga insituti folklorit “Anadolija” dhe “Fomged Festivals” nga Turqia, ku këtij ansambli I propozohen katër festivale për pjesmarrje, dy ftesa tjera nga Republika e Shqipërisë që kanë të bëjnë me festivalet folklorike “Argjiro” 2009 dhe “Aulona Internacional Folk festival” 2009, si dhe një tjetër ftesë nga Maqedonia, I cili ka të bëjë me organizimin e festivalit folklorik ndërkombëtar “Todoria” që mbahet në fillim të muajit mars në Shën Kollë.

“Të gjitha këto festivale janë me peshë shumë të madhe, sepse aty prezantohet folklori që bartin popujt e ndryshëm me përmasa të mëdha ndërkombëtare të vendeve kontinent formuese, që qëndrojnë me shumë dinjitet mes njëri tjetrit dhe krijojnë mundësinë e ndërthurjes së kulturave tradiciona;e dhe vlerave shpirtërore dhe materiale që burojnë nga popujt e vendeve pjesmarrëse, të shquar për folkun e tyre tradicional të ve çantë dhe dallues”, bëhet e ditur në një kumtesë të kësaj shoqërie

Nga drejtoria e këtij ansambli, morëm prononcim se tani më është miratuar vendim për pjesmarrje të tre nga këto festivale (Turqi, Shqipëri dhe Maqedoni), sepse aty përveç vlerave tjera, është me rëndësi të ceket edhe përcjellja e mesazheve për bashkëpunim, miqësi dhe këmbim idesh mes njerëzve, sepse prezantojmë një pjesë të Evropës dhe botës së civilizuar dhe meritojmë të jemi së bashku në mesin e tyre.

Aspiratat e këtij ansambli janë që të vazhdohet edhe më tutje në prezantimin e kulturës shqiptare, por kjo do të varet nga mjetet financiare dhe materiale, për të cilët ky ansambël ka nevojë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *