Home / Lajme / Maqedoni / Deshton takimi per zgjidhjen e problemit ne Niko Nestor

Deshton takimi per zgjidhjen e problemit ne Niko Nestor

‘Sonte në këtë mbledhje nuk kishte qëndrime, dëgjuam vetëm problemet respektivisht dëgjuam se nga rrjedhin ato dhe konstatuam se duhet të realizohet takim me prindërit dhe me profesorët, si dhe drejtorët e dy shkollave dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor.’, deklaroi Shefik Duraku, zëdhënësi i Qeverisë

Asgjë të re nuk solli takimi i sotëm mes autoriteteve lokale në Strugë me gjysmë kabinetin e qeverisë. Bashkëbiseduesit, duhet të dilnin me një qëndrim konkret për kapërcimin e situatës në shkollën ‘Niko Nestor’ në Strugë.

Të dështuar në këtë përpjekje ministrat Jankullovska, Stojanovski, zv/ministrat Stavrevski e Ademi si dhe disa ministra të tjerë shqiptarë, kanë shmangur kamerat, duke lënë të vetëm zëdhënësin e qeverisë Shefik Duraku i cili nuk tha gjë tjetër, vecse takimi do të vazhdojë nesër pasdite me përbërje të zgjeruar me prindërit dhe profesorët.

Ai mohoi të pranonte se dështimi i takimit, erdhi për shkak të qëndrimeve krejtësisht të ndryshme të Ademit i cili ishte për turne të përziera, përkundër qëndrimit të Jankullovskës, Stavrevskit dhe Stojanovskit për të cilët mënyra e vetme për kapërcimin e problemit, janë turnet etnike.

‘Sonte në këtë mbledhje nuk kishte qëndrime, dëgjuam vetëm problemet respektivisht dëgjuam se nga rrjedhin ato dhe konstatuam se duhet të realizohet takim me prindërit dhe me profesorët, si dhe drejtorët e dy shkollave dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor’, deklaroi Shefik Duraku, zëdhënësi i Qeverisë.

Sipas Durakut, vendimi i ministrit të Arsimit, Pero Stojanovski që nga e hëna mësimi të vazhdojë me turne të pastra etnike, është nxjerrë nga konteksti nga gazetarët. Duraku nuk ishte preciz në deklaratë, edhe kur deshi të sqaroj se kush është pro dhe kush është kundër turneve etnike.

‘Ndoshta ajo është kuptuar dhe komentuar gabimisht, pasi në mbledhjen e fundit mes ministrit, dy shkollave dhe pushtetit vendor, është rënë dakord që për shkak të problemeve me hapësirat, duhet të zbatohen turnet etnike. Ne nuk flasim për ndarje, qofshin ato edhe turne etnike. Lirisht mund të them se do të kishte qenë gabimi më i madh që mund të bëhet, nëse flasim për ndarje.’, theksoi Shefik Duraku.

Mbrëmë, edhe qeveria, në një mbledhje urgjente, bisedoi për problemin e Strugës. Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko deklaroi se deri në fund do të insistojë që të mos shkohen në zbatimin e turneve etnike dhe tha se ky moment nuk është i duhuri, që përgjegjësia për situatën të kërkohet vetëm nga drejtoresha Saveska.

“Si pushtet kokal dhe unë si kryetar komune jemi kundër turneve etnike jo vetëm se kjo nuk duhet të ndodhë për shkak të kërkesave të njëanshme, por kjo nuk mund të bëhet edhe për shkaqe objektive sepse nuk ka mundësi reale për zhvillimin e mësimit. Në këtë moment nuk duhet të kërkojmë fajtorë, por ne duhet të gjejmë mundësi për ta zgjidhur këtë kaos të ditëve të fundit në Strugë”, theksoi Ramiz Merko, kryetar i komunës së Strugës.

Sot nxënësit maqedonas përsëri bojkotuan mësimin, ndërsa nga pushteti vendor konfirmoi se gjatë paradites është penguar tentativa për bojkot të mësimit dhe protesta nga ana e nxënësve shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *