Home / Lajme / Maqedoni / Digjet shtëpia në mes të Tetovës

Digjet shtëpia në mes të Tetovës

Kemi qenë në shtëpi, ndërsa vajza ka qenë në banjë duke pastruar dhëmbët kur në moment ka shpërthyer zjarri, përderisa të gjithë kemi tentuar të shuajmë zjarrin ku janë kyçur edhe fqnjtë ndërsa unë në një moment jam alivanosur nga tymi dhe jam dërguar në spital, kurse tjerët kanë vazhduar betejën me zjarrin”, thotë Murtezani, I cili sqaron se janë djegur edhe librat shkollor të fëmijëve të tij, ndërsa dëmi është shumë I madh

Tetovë, shkurt-Familja gjasht anëtarëshe Murtezani nga Tetova, ka ngelur pa kulm mbi kokë pasi zjarri mbrëmë ka djegur tërësisht shtëpinë e tyre që ndodhet në rrugën e Ohërit numër 3.Zjarri sipas rrëfimit të kryefamiljarit Alirami Murtezani, përfshiu shtëpinë e tij mbrëmjen e kaluar rreth orës 23.10 minuta.Në momentine zjarrit në shtëpi kanë qenë diku rreth 10 persona, mirëpo të gjithë fatmirësisht kanë kaluar pa pasoja.Shtëpia u përfshi nga zjarri si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik, thotë 60 vjeçari Alirami Murtezani.”Kemi qenë në shtëpi, ndërsa vajza ka qenë në banjë duke pastruar dhëmbët kur në moment ka shpërthyer zjarri, përderisa të gjithë kemi tentuar të shuajmë zjarrin ku janë kyçur edhe fqnjtë ndërsa unë në një moment jam alivanosur nga tymi dhe jam dërguar në spital, kurse tjerët kanë vazhduar betejën me zjarrin”, thotë Murtezani, I cili sqaron se janë djegur edhe librat shkollor të fëmijëve të tij, ndërsa dëmi është shumë I madh.Në orën 23, 17 zjarrëfikësit e parë kanë arritur në vendngjarje, 13 zjarrëfikës kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit, me kërkesë të kryeshefit të zjarrëfikësve për t`u lokalizuar zjarri gjithsej 5 cisterna janë vënë në shërbim.Një zjarrëfikës ka marrë lëndime të lehta trupore gjatë intervenimit dhe është dërguar në spitalin e Tetovës ku I ëhstë dhënë ndihma e parë dhe pronari I shtëpisë ka marrë plagë djegëse në duar dhe është alivanosur si pasojë e tymit dhe ëhstë dërguar në spitalin e Tetovës ku ka qëndruar dy orë rresht.Rreth orës 00.23 ka përfunduar aksioni për shuarjen e zjarrit, deklaruan nga njësia e zjarrëfikësve në Tetovë.Dëmi llogaritet diku rreth 40 mijë euro.Alirami Murtzani është një pensionist ndërsa ka punuar në fabrikën “Teteks” ndërsa pret që institucionet gjegjëse t`I ndihmojnë aty në rindërtimin e shtëpisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *