Home / Lajme / Maqedoni / Fouere kunder ndarjeve etnike te nxenesve

Fouere kunder ndarjeve etnike te nxenesve

Kur flasim për arsimimin e fëmijëve, politika të mos përzihet sepse ne flasim për të ardhmen e fëmijëve dhe është e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ndihmuar në rikthimin e bashkëjetesës së nxënësve, gjë që kontribuon në arsimimin në baza multietnike”, ka theksuar Ervan Fuere,

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni ka shprehur kritika lidhur me ndërrimet etnike në shkollën e mesme “Niko Nestor” në Strugë, që u mbështetën edhe nga Qeveria dhe ministria e Arsimit.

“Ndarja etnike nuk është një zgjidhje e këtij problemi, ajo çfarë duhet bërë është gjetja e një zgjidhje afatgjatë që të sigurojë bashkëpunim mes nxënësve të të gjitha komuniteteve sepse vetëm në këtë mënyrë fryma e marrëveshjes së Ohrit respektohet.

Për ne, ajo çfarë është e rëndësishme, kur flasim për arsimimin e fëmijëve, politika të mos përzihet sepse ne flasim për të ardhmen e fëmijëve dhe është e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ndihmuar në rikthimin e bashkëjetesës së nxënësve, gjë që kontribuon në arsimimin në baza multietnike”, ka theksuar Ervan Fuere, duke shprehur gatishmërinë e tij për zgjidhjen e këtij problemi.

Përveç këtij, reagime të tilla kanë shfaqur edhe përfaqësuesit e OSBE-së në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *