Home / Lajme / Maqedoni / Fuere pajtohet me Thaçin për “terrin” mediatik në Maqedoni

Fuere pajtohet me Thaçin për “terrin” mediatik në Maqedoni

“Pajtohem plotësisht me komentet e cekura në letrën e tuaj, për faktin që liria e medieve dhe qasja ndaj informimit janë elementet themelore të çdo shoqërie demokratike. Përveç kësaj, ato janë edhe themelet fondamentale të çdo shteti që synon bashkëngjitjen ndaj familjes evropiane të popujve. Ju falënderojë për letrën e dërguar më 14 janar, me të cilën shprehni brengosjen tuaj për lirinë e medieve në vend, që lidhet veçanërisht me marrëdhëniet e partisë tuaj politike me disa media”, ka theksuar ambasadori Fuere.

Urim Hasipi
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime të njëjta me Partinë Demokratike Shqiptare, pasi që kjo parti i dërgoi një letër misionit të kësaj organizate në Shkup për gjendjen e vështirë të medieve dhe mungesën e fjalës së lirë

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, Ervan Fuere në një letër drejtuar kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi ka shprehur qëndrimet e tij ku siç ka potencuar se pajtohet me komentet e cekura nga Partia Demokratike Shqiptare.

“Pajtohem plotësisht me komentet e cekura në letrën e tuaj, për faktin që liria e medieve dhe qasja ndaj informimit janë elementet themelore të çdo shoqërie demokratike. Përveç kësaj, ato janë edhe themelet fondamentale të çdo shteti që synon bashkëngjitjen ndaj familjes evropiane të popujve. Ju falënderojë për letrën e dërguar më 14 janar, me të cilën shprehni brengosjen tuaj për lirinë e medieve në vend, që lidhet veçanërisht me marrëdhëniet e partisë tuaj politike me disa media”, ka theksuar ambasadori Fuere.

Ai ka rikujtuar edhe raportin e Komisionit Evropian për progresin e vitit 2008, ku ceket që mediet e transmetuara në Maqedoni edhe më tej dominohen nga stacionet televizive private, shumica e të cilave kanë lidhje ose ndërlidhje me partitë politike.

“Pronësia mbi mediat e shtypura është tejet e koncentruar. Në përgjithësi, sektori i medieve edhe më tej ballafaqohet me nivel të konsiderueshëm të ndërhyrjes ose anshmërisë politike, veçanërisht përmes transmetuesit publik”, theksohet në letrën e Bashkimit Evropian.

Në të më tej potencohet se Maqedonia duke qenë shtet- kandidat për Bashkimin Evropian edhe më tej është tejet e rëndësishme që medieve tu lejohet plotësimi i këtij roli të rëndësishëm shoqëror, duke hedhur dritë mbi çështjes e brengës publike dhe me qëllim që të mbahen në përgjegjësi partitë politike, institucionet shtetërore dhe palët tjera relevante shtetërore dhe joshtetërore për të gjitha veprat, fjalët e dhëna dhe politikat e tyre.

“Më duhet të theksoj gjithashtu që Parlamenti Evropian ka shprehur brengosje për klimën mediatike në vend, përmes rezolutës së miratuar më 21 janar, ku ceket që liria e medieve është parakusht për çdo shtet demokratik. Duke qenë para fushatës së ardhshme zgjedhore dhe në aspekt të rolit të medieve, unë jam i inkurajuar nga takimet e fundit me kryetarin e këshillit për radiodifuzion, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar drejt synimit të vëzhgimit të medieve gjatë fushatës zgjedhore”, ka theksuar ambasadori evropian Ervan Fuere në përgjigjen e kthyer në adresë të liderit Thaçi, ku më tej shtohet se BE do të vazhdojë vëzhgimin nga afër të vendit në ecurinë e tij në rrugën e integrimit euroatlantik. PDSH i drejtoi një letër BE-së për të informuar për gjendjen e rëndë të medieve, ngufatjen e fjalës së lirë dhe kontrollin e ashpër shtetëror ndaj medieve dhe gazetarëve në Maqedoni. Shqetësim për këtë gjendje të medieve ka shprehur edhe SHBA-të

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *