Home / Lajme / Maqedoni / Gjuha shqipe anashkalohet në Kupën e Sharrit

Gjuha shqipe anashkalohet në Kupën e Sharrit

Fjalimet e organizatorit të këtij evenimenti Dimitar Tanurkov dhe Gordana Jankullovska nuk janë përktheyr në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën angleze.Asnjë nga organizatorët nuk ka dashur të japë sqarim për këtë skandal, por vetë Dimitar Tanurkov ka thënë se nuk kanë mundur të sigurojnë përkthyes për çka edhe ka pranuar gabimin e lëshuar.

Urim Hasipi
Tetovë, 27 shkurt-Pakujdesi apo lëshim I qëllimshëm.Gjuha shqipae vazhdon të anashkalohet edhe më tej.

Kësaj radhe në mes të Tetovës.Gjatë hapjes zyrtare apo solemne të edicionit të 36 të kupës së Sharrit në skijim, që do të mbahet më 28 shkurt dhe 1 mars nuk është respektuar gjuha shqipe.

Fjalimet e organizatorit të këtij evenimenti Dimitar Tanurkov dhe Gordana Jankullovska nuk janë përktheyr në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën angleze.

Asnjë nga organizatorët nuk ka dashur të japë sqarim për këtë skandal, por vetë Dimitar Tanurkov ka thënë se nuk kanë mundur të sigurojnë përkthyes për çka edhe ka pranuar gabimin e lëshuar.

Ndryshe në hapjen solemne të edicionit të 36 të Kupës së Sharrit ishin të pranishëm edhe Ministri I Ekonomisë Fatmri Besimi dhe kryetari I komunës së Tetovës Hazbi Lika.

Në këtë eveniment marrin pjesë 8 shtete me 37 garues ashtu siç është publikuar zyrtarisht.Garat gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbahen në katerogritë sllallom dhe sllallom I madh.

Organizatorët në protokollin e tyre nuk kishin paraparë fjalime për Likën dhe Besimin.
Kohë më parë nga kjo qendër është larguar edhe tabela në hyrje ku shkruante “Kodra e Diellit”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *