Home / Lajme / Maqedoni / Gjuha shqipe e ndaluar për “Eurovizionin” në Maqedoni

Gjuha shqipe e ndaluar për “Eurovizionin” në Maqedoni

“Kjo nuk është në frymën as të vetë Eurosongut ku promovohen kulturat e ndryshme .Absurdi i gjithë kësaj loje është se Maqedonia pretendon që është një shtet multikulturor, ndërsa konkursin brenda shtetit të vetë e bën monokulturor, me një fjalë i përkufizon vetëm artistët maqedonas të marrin pjesë në këtë garë”, deklaroi Poshka.

Shoqata e Artistëve Shqiptar në një konferencë të mbajtur tek klubi i gazetarëve deklaroi se artistëve shqiptarë, gjegjësisht këngëtarëve u mohohet konkurrimi në festivalin Evrovizion me këngët e tyre në gjuhën amtare

Këngëtari Agim Poshka ka deklaruar se nuk pajtohet me mënyrën e organizimit të konkursit dhe kushtin që konkurruesit të këndojnë vetëm në gjuhën maqedonase.

Ai hodhi akuza ndaj organizatorëve të cilët sipas tij me rregullat e vendosura bëjmë veprime diskriminuese dhe antikushtetuese.

“Kjo nuk është në frymën as të vetë Eurosongut ku promovohen kulturat e ndryshme .Absurdi i gjithë kësaj loje është se Maqedonia pretendon që është një shtet multikulturor, ndërsa konkursin brenda shtetit të vetë e bën monokulturor, me një fjalë i përkufizon vetëm artistët maqedonas të marrin pjesë në këtë garë”, deklaroi Poshka.

Në këtë konkurs të organizuar, këngëtarët shqiptar munden të konkurrojnë vetëm nëse këngët e tyre i kanë në gjuhën maqedonase.

Nderkohe qe një vajzë e moshës 24 vjeçare, mbrëmë ndërroi jetë gjatë zgjedhjes së këngës për ‘Eurosong’ në Sallën Universale në Shkup.

Sipas burimeve të MPB-së vajza Ivana M. ka qenë në publikë duke ndjekur zgjedhjen e përfaqësuesit të Maqedonisë për Eurovizion, kur rreth orës 22 e 30 minuta u keqësua.
Miqtë e saj e nxorën jashtë sallës, ku ishte rrëzuar.
Kur mbërriti ekipi i Ndihmës së shpejtë konstatoi vdekjen e vajzës së re.
Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë, ndërsa gjykatësi urdhëroi obduksion të kufomës që të vërtetohen shkaqet e vdekjes

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *