Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata pranoi ankesën e Osmanit, rëzoi vendimin e KSHZ-së

Gjykata pranoi ankesën e Osmanit, rëzoi vendimin e KSHZ-së

.”Gjykata Administrative verifikoi kandidaturën time dhe rëzoi poshtë vendimin e Komisionit Komunal Zgjedhor në Gostivar me të cilin vendim pamundësohej kandidimi im.Me këtë verfikim mund të them se institucionet e drejtësisë mund të funksionojnë lirshëm dhe pa presione politike, kurse kjo është një fitore e demokracisë dhe është një paralajmërim për zgjedhje demokratike, fer dhe të lira”, deklaroi për Televizionin Koha Rufi Osmani

Urim Hasipi
Tetovë, 13 shkurt-Gjykata Administrative ka pranuar ankesën e Rufi Osmanit, pasi që dje Komisioni komunal Zgjedhor në Gostivar I refuzoi kandidaturën atij.
Rufi Osmani sot deklaroi për televizonin Koha se vendimi i gjykatës është një vendim i drejtë dhe se me këtë vendim u tregua se institucionet e drejtësisë mund të funksionojnë lirshëm.

Osmani theksoi se në këtë vendim rol vendimtar kanë luajtur edhe faktorët ndërkombëtar.

”Gjykata Administrative verifikoi kandidaturën time dhe rëzoi poshtë vendimin e Komisionit Komunal Zgjedhor në Gostivar me të cilin vendim pamundësohej kandidimi im.Me këtë verfikim mund të them se institucionet e drejtësisë mund të funksionojnë lirshëm dhe pa presione politike, kurse kjo është një fitore e demokracisë dhe është një paralajmërim për zgjedhje demokratike, fer dhe të lira”, deklaroi për Televizionin Koha Rufi Osmani

Komisioni Komunal Zgjedhor në Gostivar dje rëzoi poshtë kandidaturën duke u bazuar në Kodin zgjedhor, gjegjësisht nenin 7 të tij alineja 2 në të cilin thuhet se ‘Të drejtë për tu zgjedhur për deputet, anëtarë këshilli dhe kryetar komune ka çdo shtetas i Maqedonisë nëse nuk është i dënuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor me burg pa kusht mbi 6 muaj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *