Home / Lajme / Rajon / Greqia, ende pa vendim për njohjen e Kosovës

Greqia, ende pa vendim për njohjen e Kosovës

Kryeministri Thaçi ka përshëndetur angazhimin e deritanishëm të OSBE-së. “Të gjithë i jemi mirënjohës rolit të OSBE-së që ka kryer në Kosovë, punën e mirë qe e ka bërë, për zgjedhjet e lira dhe demokratike që i kemi organizuar në Kosovë, të cilat edhe kanë qenë model për rajonin”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur të martën në takim ministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis, e cila është edhe kryesuese e radhës e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE. Lidhur me njohjen e Kosovës nga shteti grek, Bakoyannis ka shprehur qëndrimin e Greqisë se njohja e Kosovës nga ana e Greqisë do të jetë vetëm në bazë të interesit të shtetit grek dhe të sigurisë në rajon.
Në takim është diskutuar për zhvillimet në Kosovë, misionin e OSBE-së në Kosovë dhe për format e bashkëpunimit të Kosovës me Greqinë.

Kryeministri Thaçi ka përshëndetur angazhimin e deritanishëm të OSBE-së. “Të gjithë i jemi mirënjohës rolit të OSBE-së që ka kryer në Kosovë, punën e mirë qe e ka bërë, për zgjedhjet e lira dhe demokratike që i kemi organizuar në Kosovë, të cilat edhe kanë qenë model për rajonin”, ka thënë Thaçi.

Duke e njoftuar ministren Bakoyannis për progresin e arritur në Kosovë dhe për hapat e gjertanishëm në integrimin e të gjitha komuniteteve, Thaçi ka theksuar se, “Kosova është duke bërë hapa të rëndësishëm për ndërtimin e Kosovës demokratike dhe shumetnike dhe do të vazhdojë Angazhimin që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore”.

Në këtë takim janë vlerësuar raportet e mira mes Kosovës dhe Greqisë. “Ne jemi dy vende në kuptimin gjeografik shumë afër, por jemi gjithashtu edhe dy vende dhe dy popuj miq, me perspektivë të sigurt dhe të përbashkët si pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian’, është shprehur Thaçi.

Bakoyannis ka vlerësuar progresin e shënuar në Kosovë, dhe ka shprehur angazhimin për të mbështetur Kosovën në rrugën e ndërtimit të një shoqërie multietnike dhe demokratike.

Duke folur në cilësinë e ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, ajo ka ripërsëritur angazhimin e shtetit grek për të ndërtuar raporte të mira me të gjithë fqinjët e vet dhe për të lehtësuar komunikimin e njerëzve.

Ministrja Bakoyannis ka shprehur qëndrimin e Greqisë se njohja e Kosovës nga ana e Greqisë do të jetë vetëm në bazë të interesit të shtetit grek dhe të sigurisë në rajon

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *