Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski eshte per turne te perziera ne Struge

Gruevski eshte per turne te perziera ne Struge

Gruevski tha se po punon intenzivisht për zgjidhjen e problemit dhe se për arritjen e zgjidhjes së pranueshme duhet analizuar të gjitha rrethanat

Kryeministri Nikolla Gruevski për herë të parë që nga paraqitja e problemit në ‘Niko Nestor’ të Strugës ka deklaruar se ai personalisht është për atë që nxënësit të mësojnë në turne të përziera etnike.

Gruevski tha se po punon intenzivisht për zgjidhjen e problemit dhe se për arritjen e zgjidhjes së pranueshme duhet analizuar të gjitha rrethanat.

“Ne gjatë këtyre dy javëve po bëjmë përpjekje maskimale që të gjejmë zgjidhje, por është shumë e vështirë të gjendet ajo.

Po vazhdojmë me përpjekjet tona dhe shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje të arsyeshme pasi për të mirën e të gjithëve edhe të maqedonasve edhe të shqiptarëve është që të arrihet zgjidhja, të ulen tensionet dhe nxënësit të kthehen në shkollë.

Nëse më pyesni mua më së miri do të ishte të ketë turne të përziera, por pritet të shihet nëse kjo është e mundur të arrihet në një afat të shkurtër. Duhet që në teren mirë të shihen punët dhe të jepet përgjigja përfundimtare”, deklaroi kryeministri Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *