Home / Lajme / Maqedoni / Hazbi Lika u përgjigjet kritikave të opozitës

Hazbi Lika u përgjigjet kritikave të opozitës

Ne deri më tani asnjë projekti i cili ka qenë dhe është në interes të qytetarëve të Komunës së Tetovës, nuk kemi hezituar që të punojmë që ato të realizohen sa më shpejt. Domethënë kemi zhvilluar të gjithë procedurat e nevojshme për realizimin e këtyre projekteve dhe përgatitjen e dokumentacionit. Ne kemi përpiluar projektet dhe kemi miratuar në këshill, lirimin nga taksat komunale për ndërtim. Këtë e kemi bërë edhe për sallën e Porojit edhe për stadiumin sportiv në qendrën sportive. Dy muaj apo më shumë USHT e ka projektin në dorë dhe nuk e lëshon që ta shohim edhe ne të komunës me pa se çfarë normash janë vendosur në kontratë e cila duhet të nënshkruhet edhe nga ne”, deklaroi Hazbi Lika, kryetar i komunës së Tetovës, duke iu përgjigjur akuzave të PDSH-së.

Urim Hasipi
Tetove, 24 shkurt-Kreu i Komunës së Tetovës, Hazbi Lika hodhi poshtë akuzat e shumta të bëra këto ditë nga partia shqiptare në opozitë, se komuna nuk po realizon projektet për sallat sportive dhe pishinën olimpike në Tetovë.

Lika tha se komuna e Tetovës ka dhënë lejen e ndërtimit si dhe ka kompletuar dokumentacionin për këto projekte, dhe punët janë duke u zhvilluar normalist.

Lika tha se po ashtu janë liruar nga taksat komunale edhe ndërtimet e sallave sportive të disa shkollave fillore dhe atyre të mesme në Tetovë.
Ndërsa përsa i përket pishinës olimpike, ai tha se po kërkohet vendi ku ajo do të ndërtohet. Lidhur me sallës sportive të Universitetit të Tetovës, projekti është në dorë të drejtuesve të Universitetit të cilët nuk e kanë sjellë ende për rishikim dhe nënshkrim në Komunën e Tetovës.

Hazbi Lika, hodhi poshtë si të pavërteta spekulimet se drejtori i Poletit i arrestuar për shpërdorime, është këshilltar i tij. Lika tha se ai nuk e ushtron më këtë detyrë prej 1 viti, ndërsa për fajësinë apo pafajësinë e tij do vendosin organet kompetente.

“Ne deri më tani asnjë projekti i cili ka qenë dhe është në interes të qytetarëve të Komunës së Tetovës, nuk kemi hezituar që të punojmë që ato të realizohen sa më shpejt. Domethënë kemi zhvilluar të gjithë procedurat e nevojshme për realizimin e këtyre projekteve dhe përgatitjen e dokumentacionit.

Ne kemi përpiluar projektet dhe kemi miratuar në këshill, lirimin nga taksat komunale për ndërtim. Këtë e kemi bërë edhe për sallën e Porojit edhe për stadiumin sportiv në qendrën sportive. Dy muaj apo më shumë USHT e ka projektin në dorë dhe nuk e lëshon që ta shohim edhe ne të komunës me pa se çfarë normash janë vendosur në kontratë e cila duhet të nënshkruhet edhe nga ne”, deklaroi Hazbi Lika, kryetar i komunës së Tetovës, duke iu përgjigjur akuzave të PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *