Home / Lajme / Maqedoni / Herero: Përgjegjësinë gjate zgjedhjeve e mbajnë të gjithë

Herero: Përgjegjësinë gjate zgjedhjeve e mbajnë të gjithë

Nëse ndodhin incidente, përgjegjësia është e kundërvajtësve, ndërsa mekanizmat për parandalim janë në duart e sistemit juridik dhe policisë”, deklaroi Heroro në intervistën për Radio Evropën e Lirë. Sipas shefit të OSBE-së, “përgjegjësia nuk është vetëm te organet shtetërore”.

“Formalisht, përgjegjësia qëndron në institucionet qeveritare, ndërsa në realitet përgjegjësia qëndron te të gjithë”, deklaroi Hoze Luis Herero, i cili në postin e shefit të Misionit të OSBE-së erdhi muajin e kaluar

Sshefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Hoze Luis Herero ka shfaqur shpresën se zgjedhjet e ardhshme do të përmbushin standardet ndërkombëtare, ndërsa aktorët politikë do t`i arsyetojnë pritjet e bashkësisë ndërkombëtare.

“Nëse ndodhin incidente, përgjegjësia është e kundërvajtësve, ndërsa mekanizmat për parandalim janë në duart e sistemit juridik dhe policisë”, deklaroi Heroro në intervistën për Radio Evropën e Lirë. Sipas shefit të OSBE-së, “përgjegjësia nuk është vetëm te organet shtetërore”.

“Ato duhet të sigurojnë kushte, ndërsa aktorët politikë dhe qytetarët janë lojtarët. Formalisht, përgjegjësia qëndron në institucionet qeveritare, ndërsa në realitet përgjegjësia qëndron te të gjithë”, deklaroi Herero, i cili në postin e shefit të Misionit të OSBE-së erdhi muajin e kaluar.

Duke folur për vendosjen e ndërrimeve etnike në shkollat e mesme në Strugë, Herero theksoi se ajo që shkakton frustrime dhe që nuk është e mirëseardhur, është kur të rinjtë nuk mund të mësojnë së bashku.

“Nuk besoj se ka dikush që në këtë fenomen shikon si në diçka pozitive. Ajo që së paku duhet t`u lejohet të rinjve që u takojnë bashkësive të ndryshme etnike ose që flasin gjuhë të ndryshme, është që të mësojnë në hapësira të njëjta”, shprehet shefi i OSBE-së në Shkup, Hoze Luis Herero, në intervistën për Radio Evropën e Lirë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *