Home / Lajme / Maqedoni / Hysni Shaqiri nderpret bashkepunimin me Imer Selmanin

Hysni Shaqiri nderpret bashkepunimin me Imer Selmanin

Ende pa kaluar një muaj, memorandumi për bashkëpunim i firmosur mes Shaqirit dhe Selmanit, i cili kishte për qëllim zyrtarizimin e një koalicioni parazgjedhor, dështoi sot. Kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri tha se prishja e memorandumit erdhi si pasojë e mungesës së seriozitetit të partisë së Selmanit.

Urim Hasipi
Mori fund bashkëpunimi mes Bashkimit Demokratik Kombëtar të Hysni Shaqirit dhe Demokarcisë së Re të Imer Selmanit.

Ende pa kaluar një muaj, memorandumi për bashkëpunim i firmosur mes Shaqirit dhe Selmanit, i cili kishte për qëllim zyrtarizimin e një koalicioni parazgjedhor, dështoi sot. Kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri tha se prishja e memorandumit erdhi si pasojë e mungesës së seriozitetit të partisë së Selmanit.

“Ky mos seriozitet i tij na ka detyruar që sot ne atë memorandum që e nënshkruam ta shpallim të pavlefshëm se me vet faktin që niveli i komunikimit, niveli i qasjes së tij politike nuk korrespondon me konceptin politik të BDK-së, prandaj ne i kërkojmë falje të gjithë popullit shqiptarë në Maqedoni që nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me një njeri jo serioz”, deklaroi Hysni Shaqiri, kryetar i BDK-së.

Shaqiri akuzon DR-në se ka krijuar bashkëpunim të ngushtë me subjekte të caktuara politike maqedonase për interesa partiake që lidhen me zgjedhjet e marsit. Ky, sipas kreut të BDK-së është skenar që dëmton interesat e shqiptarëve në Maqedoni.
Por, akuzat e Shaqirit, janë hedhur poshtë nga Demokarcia e Re. Sipas saj, Shaqiri manipulon me opinionin.

“Deklaratat e Hysni Shaqirit janë krejtësisht të pavërteta pasi që arsyeja kryesore, qëllimi kryesor i atyre ka qenë që nëpërmjet Demokracisë së Re të arrijnë të imponojnë një numër mjaftë të madh në listat e këshilltarëve, në renditjen e numrave të këshilltarëve dhe bartësve të listave. Këto arsye të tyre apo këto kërkesa të tyre kanë qenë jashtëzakonisht të papranueshme për Demokracinë e Re pasi që realiteti politik i BDK-së nuk përkon me ofertën të cilën ata na i kanë dhënë ne”, tha Arjanit Hoxha, zëdhënës në DR.

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me DR-në, BDK-ja njofton opinionin se nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 22 Marsit. Sipas kreut të saj, këto zgjedhje nuk sjellin asgjë të mirë. Pas Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve të Bardhyl Mahmutit, Bashkimi Demokratik Kombëtar është subjekti i dytë politik shqiptar që do ti bojkotojë zgjedhjet e marsit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *