Home / Lajme / Rajon / I ndalohet hyrja e Bogdanoviqit në Kosovë

I ndalohet hyrja e Bogdanoviqit në Kosovë

Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri kosovar i policisë, Zenun Pajaziti, i cili ka përmendur deklaratat provokative të bëra më herët nga vetë Bogdanoviq si arsye kryesore që ka shtyrë ekzekutivin e vendit ta marrë këtë vendim

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të premten njërin ndër vendimet më të rëndësishëm pasi i ka ndaluar ministrit të Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq që të hyjë në Kosovë nga territori i Serbisë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri kosovar i policisë, Zenun Pajaziti, i cili ka përmendur deklaratat provokative të bëra më herët nga vetë Bogdanoviq si arsye kryesore që ka shtyrë ekzekutivin e vendit ta marrë këtë vendim.

“E kemi marrë një njoftim nga UNMIK-u dhe kemi vendosur që të mos lejojmë zotin Bogdanoviq dhe përcjellësit e tij të futen në Kosovë, e as t’ju ofrojmë përcjellje”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Zenun Pajaziti.

Ndalimi i hyrjes për ministrat dhe zyrtarët e lartë serbë në territorin e Kosovës është kërkuar gjithmonë nga opinioni kosovar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit të kaluar, por UNMIK-u ka qëndruar kokëfortë ndaj kësaj kërkese. Misioni i OKB-së ka qenë përgjegjës për sigurimin e eskortave të huaja deri më 9 dhjetor të vitit të kaluar, kur kompetencat në sundimin e ligjit i kaluan misionit të Bashkimit Evropian, EULEX.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *