Home / Lajme / Maqedoni / Invalidët largohen nga puna

Invalidët largohen nga puna

Ndërsa Nermine Izairi poashtu me invaliditet trupor është larguar nga puna më 31 janar ndërsa e punësuar në fund të vitit 2007 në njësinë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Tetovë.Ndërkohë që poashtu në fund të muajit janar të këtij viti është larguar edhe nëpunësi Qamil Emini, I punësuar në njësinë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në komunën e Kisella Vodës, ofiqar në zyrën e fshatit Draçevë, kurse jeton në fshatin Moranë.

Urim Hasipi

Tetovë, 3 shkurt-Nazmi Murtezani nga fshati Sellcë I Tetovës I punësuar në pagesën rrugore Tetovë –Gostivar është larguar nga puna dhe nuk I është vazhduar kontrata e punës.Murtzani babë I dy fëmijëve është me invaliditet trupor ndërsa vetëm me anë të kësaj pune ka siguruar ekzistencën e tij.

Ndërsa Nermine Izairi poashtu me invaliditet trupor është larguar nga puna më 31 janar ndërsa e punësuar në fund të vitit 2007 në njësinë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Tetovë.Ndërkohë që poashtu në fund të muajit janar të këtij viti është larguar edhe nëpunësi Qamil Emini, I punësuar në njësinë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në komunën e Kisella Vodës, ofiqar në zyrën e fshatit Draçevë, kurse jeton në fshatin Moranë.

Të tre të larguarit nga puna bashkërisht kanë mbajtur një pres konferencë të martën në Tetovë duke alarmuar opinionin për largimin e tyre nga puna.
“Kam qenë I punësuar në pagesën rrugore Tetovë –Gostivar me kontratë në vepër dhe tri herë më është vazhduar kontratat ndërsa kësaj radhe jo dhe vetëm skadimi I kontratës ka qenë arsye e largimit nga vendi im I punës dhe nuk më kanë dhënë asnjë arsyetim tjetër”, ka thënë Murtezani.

“Në vitin 2008 më 15 shtator jam punësuar në njësinë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Tetovë si juriste e diplomuar, kurse më 1 shkurt më ka ardhë vendimi për largimin tim nga puna, që për mua ka qenë shokante pasi që jam me invaliditet trupor dhe nënë e dy fëmijëve kurse burri im nuk është I punësuar.Kam kërkuar takim dhe sqarim nga Ministri Mihajllo Manveski dhe nga zyrtarë të BDI-së por kam qenë e refuzuar.

Ne jemi punësuar me shumë mund dhe si kategori e veçantë e shoqërisë nuk mund të punëjmë në çdo vend pune, por edhe në këtë vend të përshtatshëm na larguan, duke mos marrë parasysh gjendjen tonë fizike”, tha Nermine Izairi.Nga ana tjetër Qamil Emini I cili është I vetmi shqiptar që ka qenë I punësuar në njësinë e ministrisë rajonale në Kisella Vodë thotë se në ministrinë e drejtësisë kanë filluar të ndahen vendime pune për administratorë paritak, kurse vetë ai ka qenë I punësuar përmes agjencisë për nëpunsa shtetëror.

Mahmut Izairi, përfaqësues dhe njëri prej mbrojtësve më të mëdhenj të të drejtave të personave me invaliditet trupor thotë se edhe pse në letër është sjellur ligji për personat me hendikap trupor megjithatë I njejti nuk është respektuar në praktikë dhe kur Maqedonia aspiron intergrimin shkilet të drejtat themelore e një kategorie të dhimbshme të shoqërisë atyre më aftësi të kufizuar për dallim nga vendet evropiane ku kjo kategori respektohet nga vetë shteti dhe ka më shumë privilegje për ata.

Nermine Iziari tha para gazetarëve se BDI nuk ka mundur të sigurojë ligj dhe të mbrojë dhe të sigurojë vende pune për ish ushtarët e UÇK-së e ku të sigurojë kafshatë për kategorinë e atyre që u përket ajo.

”Jam e habitur me vetë faktin se si mundet që partinë që e votuam të largojë nga puna dhe ajo përveçse nuk është e aftë të punësojë tani largon edhe invalid nga puna”, tha ajo para gazetarëve .Të larguarit nga puna kanë bërë të ditur se për këtë padrejtësi që u është bërë do të njoftojnë zyrat dhe ambasadat e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *