Home / Lajme / Maqedoni / Kandidatët të përkushtuar për zgjedhje të lira

Kandidatët të përkushtuar për zgjedhje të lira

Në këtë takim të dy gjitha palët janë dakorduar që të dërgohet një porosi pozitive në pjesën e hershme të fushatës me çka do të dërgohet porosi pozitive jo vetëm për zgjedhjet por edhe të minimizohen të gjitha sfidat dhe provat që I kanë ato individë për të bërë parregullësi për zgjedhjet.

Urim Hasipi
Euroambasadori I Bashkimit Evropian në Maqedoni Ervan Fuere sot në Tetovë është takuar me gjasht kandidatët për kryetar komune në Tetovë.Fuere gjatë takimit me kandidatët ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve të cilat janë kruciale për mbarë vendin dhe për të ardhmen e tij evropiane.Pas takimit Fuere ka thënë se qëllimi I takimit ishte që edhe një herë të ritheksojmë rëndësinë e zgjedhjeve që janë të rëndëishme për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.”Në takim u theksua përgjegjësia që kanë kandidatët për të siguruar formulën më të mirë që të shmangen parregullësitë zgjedhore të cilët ishin prezente gjatë vitit të kaluar në zgjedhjet parlamentare”, tha deklaroi Fuere pas takimit.
Sipas tij mbajtja e zgjedhjeve të lira pa dhunë të cilën e kemi pasur gjatë vitit të kaluar, ku zgjedhje të lira do t`I mundësohen secilit apo secilës që të jep votën, që nuk është kusht për hyrje për bashkimin evropian, por kjo shpreh kapacitetin dhe pjekurinë e shtetit dhe kjo është një pritje për qytetarët e Maqedonisë për t`iu dhënë shansë gjerenartave të reja.
“Unë dua të tregoj bindjen e thellë ër atë që u tha dhe ajo është se të gjithë kandidatët treguan një gatishmëri të lartë dhe përkushtimin që të organizohen zgjedhje të mira dhe të kemi klimë të mundshme për zgjedhjet.Të gjithë ata në mënyrë kolektive kanë propozuar që të mbahet një debat I gjërë me pjesëmarrjen e qytetarëve të cilët do të kenë mundësi të dëgjojnë përkushtimet dhe progrmet e tyre dhe kjo është njëherazi është një pjesë e rëdësishme e procesit demokratik ku do të dërgohet një porosi e rëndësishme në vend”, tha euroambasadori Fuere
Në këtë takim të dy gjitha palët janë dakorduar që të dërgohet një porosi pozitive në pjesën e hershme të fushatës me çka do të dërgohet porosi pozitive jo vetëm për zgjedhjet por edhe të minimizohen të gjitha sfidat dhe provat që I kanë ato individë për të bërë parregullësi për zgjedhjet.
Në këtë takim kanë qenë prezent, kandidati I Bashkimit demokratik për Integrim për kryetar komune Hazbi Lika, ai I PDSH-së Sadi Bexheti, I DR-së Mahmut Jusufi, ai TMORO-VMRO-DE Tomisllav Stojanovski, ai I VMRO-DPMNE-së Branisllav Svetozareviq dhe ai I LSDM-së Zoran Tendovski,

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *