Home / Lajme / Maqedoni / Kandidatura e Agron Buxhakut në dilemë

Kandidatura e Agron Buxhakut në dilemë

Ndërkaq, konsitucionalistët theksojnë se pragu i banimit dhe mosha, edhe në vendet perëndimore janë kritere kryesore për zgjedhjen e presidentit. Pasi kandidati që vendos të garojë në zgjedhje i duhen më shumë vite që të jetë i familjarizuar me sistemin shtetëror dhe atë vlerave shoqërore.

Kandidatura e Agron Buxhakut për president mund të ndeshet me Kushtetutën, pasi aty thuhet se shef shteti mund të zgjidhet vetëm kandidati i cili në 15 vitet e fundit, 10 vite ka qenë banorë i rregullt i Maqedonisë.

Ndërkaq, kandidati presidencial i BDI-së, Agron Buxhaku, në Maqedoni erdhi me mbarimin e konfliktit të armatosur në vitin 2001, pas qëndrimit disavjeçar në Bruksel të Belgjikës.

Nuk dihet saktë nëse Buxhaku gjatë qëndrimit në Belgjikë, paralelisht të ketë pasur të rregulluar vendqëndrimin edhe në Maqedoni. Vet Buxhaku nuk ka qenë i kapshëm për t’u prononcuar rreth kësaj çështje. Të pakapshëm kanë qenë edhe zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmti, nënkryetari Rafiz Haliti si dhe kryetari i shtabit zgjedhor, Gëzim Ostreni.

Këto dilema pritet t’i pastrojë Komisioni Shtetëror Zgjedhor pas të martës në mesnatë, kur edhe përfundon afati zyrtarë për dorëzimin e kandidaturave presidenciale.

“Pasi të paraqes kandidaturën, ne do të prononcohemi nëse ka të drejtë kandidimi ose jo. Tani nuk mund të komentojmë”, thotë zëdhënësi i KSHZ-së, Zoran Tanevski.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme shprehen se nuk kanë të drejtë të japin të dhënat personale për kandidatët.

Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, sqaron se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është institucioni që kërkon të dhënat për kandidatët rreth çështje së banimit, por edhe tjera, me ç’rast policia detyrohet që të përgjigjet.

Ndërkaq, konsitucionalistët theksojnë se pragu i banimit dhe mosha, edhe në vendet perëndimore janë kritere kryesore për zgjedhjen e presidentit. Pasi kandidati që vendos të garojë në zgjedhje i duhen më shumë vite që të jetë i familjarizuar me sistemin shtetëror dhe atë vlerave shoqërore.

“Ky cenzus u vendos meqë kur u përpilua Kushtetua kishte dilema që mos vijë ndonjë kandidat nga ish vendet komuniste. Dhe meqenëse është në Kushtetutë, cenzusi duhet të respektohet”, thotë eksperti i të drejtës kushtetuese Jeton Shasivari.

Ndërkaq neni 48-të i Kushtetutës së Maqedonisë thotë se për president të Republikës së Maqedonisë nuk mund të zgjidhet person i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banorë i Republikës së Maqedonisë se paku 10 vite, në 15 vitet e fundit

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *