Home / Lajme / Maqedoni / Klosi deshmon per rastin e Remzi Hoxhes

Klosi deshmon per rastin e Remzi Hoxhes

Burime brenda salles se gjyqit, thane se deshmia e Fatos Klosit, kishte te bente me faktin se gjate marrjes se detyres perj tij, nuk kish gjetur ne sherbim dokumente per rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes, ndersa kish ngritur grupe pune per mbledhejn e informacioneve per ngjarjen. Deshmia e Klosit, vjen pas asaj te dhene para gjykates nga Agim Shehu.

Ish shefi i Sherbimit Sekret Shqiptar Fatos Klosi, deshmoi ne nje seance me dyer te mbyllura ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda, ne procesin gjyqesor ndaj 3 ish punonjesve te SHIK, te akuzuar per zhdukjen e Remzi Hoxhes dhe keqtrajtimin e dy personave te tjere.

Si deshmitari i dyte ne seancen e 3 shkurtit, Fatos Klosi, pasi dha gjeneralitet dhe u betua se do te thoshte te verteten parashtroi pretendimin se mund te cenohej sekreti shteteror nese do te ishin te pranishem mediat dhe palet e interesuara ne sallen e gjyqit.
“Jam thirrur sigurisht si ish kryetar i SHIK, dhe une s’kam deklaruar ndonjehere ne publik problemet e Sherbimit.

Prandaj, mbase do te ishte me mire qe seanca te behet me dyer te mbyllura”, tha Fatos Klosi, deshmitar, ish shef i SHIK. Ne keto kushte prokurori i ceshtjes Xhevat Hana, kerkoi nga gjykata qe te linin sallen familjaret dhe mediat per te fiksuar deshmine e tij me dyer te mbyllura.

Burime brenda salles se gjyqit, thane se deshmia e Fatos Klosit, kishte te bente me faktin se gjate marrjes se detyres perj tij, nuk kish gjetur ne sherbim dokumente per rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes, ndersa kish ngritur grupe pune per mbledhejn e informacioneve per ngjarjen.

Deshmia e Klosit, vjen pas asaj te dhene para gjykates nga Agim Shehu.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *