Home / Lajme / Rajon / Kompanitë sllovene me largime nga puna dhe me orar të shkurtër javor kundër krizës

Kompanitë sllovene me largime nga puna dhe me orar të shkurtër javor kundër krizës

Udhëheqësia e “Iskra” gjithashtu vendosi në fund të vitit të kaluar të mos i vazhdojë marrëveshjet për punë për kohë të caktuar të 250 punëtorëve, si dhe për 80-të në janar, deklaroi zëdhënësi i firmës Erik Panjtar dhe shtoi se firma për momentin punëson 1.670 persona për kohë të pacaktuar dhe 80-të me kohë të caktuar

Volumi e kërkesës në insdustrinë sllovene edhe mëtej po zvogëlohet, ndërsa disa kompani të atjeshme tashmë kanë paralajmëruar largime nga puna, derisa disa të tjera vendosin për shkurtimin e javës së punës, me qëllim që t’i shmangin largimet nga puna, njoftojnë mediat sllovene.

Prodhuesi i komponentave elektronike “Iskra Autoelektrika” vërejti muajin e kaluar rënie të volumit të kërkesës prej 30 për qind dhe e shqyrton mundësinë për kalimin e javës së punës në 36 orë.

Udhëheqësia e “Iskra” gjithashtu vendosi në fund të vitit të kaluar të mos i vazhdojë marrëveshjet për punë për kohë të caktuar të 250 punëtorëve, si dhe për 80-të në janar, deklaroi zëdhënësi i firmës Erik Panjtar dhe shtoi se firma për momentin punëson 1.670 persona për kohë të pacaktuar dhe 80-të me kohë të caktuar.

Prodhuesi slloven i syzeve “Karera Optil”, i cili largoi nga puna më shumë se njëqind persona dhe për momentin ka 1.430 të punësuar, paralajmëroi se në mars do të largojë nga puna edhe 130-të të punësuar të tjerë.

Sindikatat propozuan “Karera Optil” ta zvogëlojë javën e punës, por pronari i firmës – kompania italiane “Safilio” me seli në Padovë, nuk u pajtua me atë.

Atë plan megjithatë do ta zbatojnë disa firma sllovene – prodhuesi i veglave “Junior”, i cili gradualisht do ta shkurtojë javën e punës në 36 orë nëpër të gjitha filialet, ndërsa katër firma në kuadër të grupacionit “Helios” gjithashtu morën vendim për një hap të tillë, me kohëzgjatje prej tre muajve.

Ndërmarrjet, të cilat do të vendosin përkohësisht ta shkurtojnë javën e punës kanë të drejtë për subvencione shtetërore.

Qeveria sllovene ndau 230 milionë euro për zbatimin e asaj mase, ndërsa punëdhënësit mund të pranojnë subvencione me kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *