Home / Lajme / Maqedoni / Kontestohet kandidatura e Rufi Osmanit për kryetar komune të Gostivarit

Kontestohet kandidatura e Rufi Osmanit për kryetar komune të Gostivarit

Bëhet fjalë për interpretim të gabuar të ligjit dhe për manipulim të madh politik. Avokatët e mi kanë parashtruar ankesë dhe pres që Gjykata Administrative pozitivisht ta zgjidhë këtë rast”, deklaroi Osmani ne nje prononcim per Televizionin Koha.

Urim Hasipi
Komisioni komunal zgjedhor e kontestoi kandidaturën e Rufi Osmanit, kandidat i pavarur për kryetar komune të Gostivarit. Komisioni e justifikoi vendimin e këtillë me nenin 7 të Kodit zgjedhor sipas të cilit, për kryetar komune nuk guxon të kandidohet një person i dënuar me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor në dënim të pakushtëzuar me burg prej mbi gjashtë muajve, kusht që Osmani nuk e plotëson.

Osmani konsideron se refuzimi i kandidaturës së tij është gabim i madh, nga i cili do të kenë dëm edhe Maqedonia edhe partitë politike.

“Bëhet fjalë për interpretim të gabuar të ligjit dhe për manipulim të madh politik. Avokatët e mi kanë parashtruar ankesë dhe pres që Gjykata Administrative pozitivisht ta zgjidhë këtë rast”, deklaroi Osmani në nje prononcim ekskluziv per Televizionin Koha.

”Vendimi i komisionit komunal zgjedhor për anulimin e kandidatures është në tërësi joligjor dhe anti demokratik, dhe është një vendim i kurdisur nga struktura lokale të Gostivarit të cilët aktualisht udhëheqin komunën e Gostivarit.

Ngelim me shpresë se gjykata administrative do të anulon vendimin në fjalë dhe do të verifikon kandidaturën time për postin i kryetarit të komunës së Gostivarit. Se vendimi është politik flasin argumentet vijuese.Neni në të cilin thirret kryetari i komisonit, ka te bëjë me vepra inkriminuese vijuese, ndërsa në rastin tim ata aludojne në veprat që mu veshën në vitin 1997 në lidhje me ngarjet e Gostivarit.

Gjithastu kemi raste qe aktualisht miren me politike ne Maqedoni, dhe të cilët bien ndesh me kodin zgjedhor, mirëpo nuk u mohohet kandidatura siç është rasti i kryatarit të Strumices Zoran Zarev, Lube Boshkovski, dhe katër deputet maqedon dhe shqiptar të cilet kanë vepra inkrimunese të natyrave të ndryshme.

Ngel me shprese se faktori ndërkombetar do të jep kontributin e tij që ky gabim i rendë politik të eliminohet”, deklaroi Osmani per Tv Kohën

Rufi Osmani ka qenë i dënuar me 13 vjet burgim, lidhur me ngjarjet në Gostivar në korrik të vitit 1997, kur si kryetar i komunës lejoi të valojnë flamujt shqiptarë. Në burg ka qenë një vit, pas çka u amnistua

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *