Home / Lajme / Maqedoni / KRD padit mediat

KRD padit mediat

Kallëzimi penal për Alsat-M ka të bëjë me emetimin e emisionit Kontrast në Alsat – Tiranë ku i ftuar ishte kandidati i Demokracisë së Re për president Imer Selmani. Ndërsa Alsat M mori vërejtje nga Këshilli për radiodifuzion për përmbajtjen e emisionit ‘Rruga drejt…’, ku përfaqësues të partive të bllokut shqiptar debatuan për tema zgjedhore, që sipas rregullave të Këshillit ka qenë e ndaluar.

Këshilli për Radiodifuzion ka vlerësuar se katër televizione kombëtare mes të cilave edhe Alsat-M dhe një televizion lokal, kanë shkelur dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe për shkak të prezantimit të parakohshëm të kandidatëve do të kallëzohen penalisht, gjoba e së cilave arrin prej 3 deri 5 mijë euro, njoftoi në konferencën për shtyp kryetari i Këshillit Zoran Stefanovski.

“Televizioni A1 për emisionin Fytyrat, transmetuar në datë 18 janar. Televizioni Alsat për emisionin Kontrast të datës 26 janar. TV Art në Tetove – ka transmetuar intervistë me zotin Imer Selmani më 16 janar. Televizioni Sitel më 25 janar për emisionin “Ne” dhe më 26 dhe 28 për emisionin ‘Brumbull i zi, brumbull i bardhë” dhe televizioni Sitel 3 për ritransmetim e emisionit ‘Ne’”, deklaroi Zoran Stefanovski, kryetar i Këshillit për Radiodifuzion.

Kallëzimi penal për Alsat-M ka të bëjë me emetimin e emisionit Kontrast në Alsat – Tiranë ku i ftuar ishte kandidati i Demokracisë së Re për president Imer Selmani. Ndërsa Alsat M mori vërejtje nga Këshilli për radiodifuzion për përmbajtjen e emisionit ‘Rruga drejt…’, ku përfaqësues të partive të bllokut shqiptar debatuan për tema zgjedhore, që sipas rregullave të Këshillit ka qenë e ndaluar.

Për gjobat e para të Këshillit të Radiodifuzionit, reaguan nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Sekretari i përgjithshëm i saj Gazmend Ajdini, thotë se Këshilli punon sipas Ligjit dhe akteve të brendshme, por në këtë rast ka një sërë kontradiktash. Sipas tij, KSHZ dhe Këshilli kanë qëndrim të kundërt për nenin e njëjtë.

“Nga aspekti formalo-juridik Këshilli për Radiodifuzion ka të drejtë të bën këtë punë dhe ka obligim ta bëjë këtë punë në bazë të akteve pozitive normative, ligjit për zgjedhjet në Maqedoni kodin zgjedhor edhe rregulloret nënëligjore që ka aprovuar Këshilli për Radiodifuzion, por tani vjen në pyetje diçka tjetër – se për kë janë pru ato akte normative. Kemi një situatë ku Komisioni Shtetëror Zgjedhor thotë se asnjë kandidatë respektivisht organizatorë i fushatës zgjedhore nuk e ka thyer ligjin, respektivisht se nuk ka filluar fushatë zgjedhore, ndërsa Këshilli për Radiodifuzion thotë se dikush e thyen ligjin në bazë të të njëjtit nen”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i SHGM-së, Gazmend Ajdini.

Sipas tij, normat ligjore rreth mbulimit mediatik të fushatës duhet të shqyrtohen seriozisht.

“Tani vijmë deri te ratio e ligjit dhe akteve normative, për kë janë pru dhe pse janë pru. Shihni se çka po ndodh kandidatët janë në rrugë janë në teren takohen me qytetarët. A do të thotë atëherë se vetëm shpalosja e programit zgjedhor është fushatë apo jo, nëse është atëherë kemi problem dhe me të cilin mund të themi lirisht se mediumet nuk e kanë thyer ligjin. Domethënë duhet me të vërtetë të merret kjo punë duhet të shihet ku dhe për këtë janë pru këto akte ligjore”, përfundoi Ajdini.

Në një pjesë të mediave gjatë ditëve të kaluara kishte reagime se rregullat për mbulimin e zgjedhjeve, sidomos në periudhën prej fillimit të fushatës janë të paqarta, dhe se madje do thonë censurë. Nga Këshilli duke njoftuar për kallëzimet e para penale për mediat thanë se komentet që do të drejtohen ndaj Këshillit, do të konsiderohen nga ai si presion.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *