Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri Gruevski i fton në takim liderët e BDI-së, PDSH-së dhe LSDM-së

Kryeministri Gruevski i fton në takim liderët e BDI-së, PDSH-së dhe LSDM-së

Takimi, siç theksohet në letër, do t’u përkushtohet çështjeve lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale dhe shqyrtimin e të gjitha aspekteve si parakusht për mbajtjen e tyre në atmosferë korrekte dhe demokratike

Bekim Azizi
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u dërgoi letër liderëve të tre partive më të mëdha parlamentare, me të cilën i fton në takim të liderëve të dielën në Klubin e deputetëve në Shkup.

Takimi, siç theksohet në letër, do t’u përkushtohet çështjeve lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale dhe shqyrtimin e të gjitha aspekteve si parakusht për mbajtjen e tyre në atmosferë korrekte dhe demokratike.

“Ciklet e ardhshme zgjedhore në shtetin tonë, nevoja për realizimin e tyre në atomsferë korrekte dhe demokratike dhe përparimi i mëtejmë i procedurave demokratike në zbatimin e tyre, është një nga çështjet prioritare me të cilat ballafaqohet shteti ynë, dhe e njëjta është me rëndësi për integrimin e mëtejmë evropian të Republikës së Maqedonisë dhe zhvillimit të saj të përgjithshëm demokratik. Duke e marrë parasysh faktin se zhvillimi i suksesshëm i këtyre proceseve është përcaktuar nga ekzistimi i vullnetit politik, qasja pozitive dhe përkushtueshmëria nga të gjithë subjektet politike në Republikën e Maqedonisë, e me qëllim të ndërtimit të atmosferës politike në prag të zgjedhjeve, potencim i përgjegjësisë politike, si dhe demonstrimi i unitetit rreth këtij prioriteti të rëndësishëm, Ju ftoj të realizojmë takim të përbashkët, ku do të merrnin pjesë liderët e katër partive më të mëdha parlamentare”, thuhet në letrën që kryeministri Gruevski ua dërgoi BDI-së, PDSH-së dhe LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *