Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ vërtetoi kandidaturat e tre kandidatëve presidencial

KSHZ vërtetoi kandidaturat e tre kandidatëve presidencial

Vendimi erdhi menjëherë pas dorëzimit të firmave nga ana e tre kandidatëve të lartpërmendur. KSHZ ka konfirmuar pasi kandidatët i plotësojnë të gjitha kushtet për të garuar në zgjedhje dhe nuk ka pasur ndonjë mungesë të dokumentacionit të dorëzuar

Tv KOHA
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në mbledhjen e së enjtes ka vërtetuar kandidaturat e kandidatëve për president, Mirushe Hoxha nga radhët e PDSH, Lubomir Fërçkovski nga LSDM dhe Nano Ruzhin nga Partia Liberal Demokrate.

Vendimi erdhi menjëherë pas dorëzimit të firmave nga ana e tre kandidatëve të lartpërmendur. KSHZ ka konfirmuar pasi kandidatët i plotësojnë të gjitha kushtet për të garuar në zgjedhje dhe nuk ka pasur ndonjë mungesë të dokumentacionit të dorëzuar.

Ndërkohë, pranë KSHZ-së sot ka dorëzuar kandidaturën edhe kandidati i Demokracisë së Re, Imer Selmani. Në zgjedhjet e 22 marsit do të marrin pjesë shtatë kandidatë, tre prej të cilëve janë nga partitë shqiptare

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *