Home / Lajme / Maqedoni / Liderët meren vesh për zgjedhje të lira

Liderët meren vesh për zgjedhje të lira

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka theksuar se të gjitha palët janë dakorduar për të pasur zgjedhje fer dhe demokratike.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka theksuar se ka paraqitur disa vërejtje, të cilat sipas tij do të shqyrtohen gjatë kësaj jave në një takim me autoritetet e larta qeveritare

Urim Hasipi
Shkup, 22 shkurt-Liderët e katër partive politike më të mëdha në vend janë dakorduar për zgjedhje të lira dhe demokratike më 22 mars.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka theksuar se të gjitha palët janë dakorduar për të pasur zgjedhje fer dhe demokratike.

“Ishte një takim konstruktiv. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se janë zgjedhje mjaft të rëndësishme dhe të gjithë morëm përgjegjësi që kjo frymë e bashkërendimit të bartet edhe tek bazat që përfaqësojnë partitë tona që garojnë në zgjedhje”, ka theksuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka theksuar se ka paraqitur disa vërejtje, të cilat sipas tij do të shqyrtohen gjatë kësaj jave në një takim me autoritetet e larta qeveritare.

“Mendoj se arritëm disa marrëveshje, në fillim i paraqita disa vërejtje mbase ka ndikime politike në spastrimin e disa veprave penale të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet e kaluara dhe se BDI-ja aktivisht angazhohet që vetëm aktivistë të PDSH-së të dënohen ndërsa të BDI-së nuk kanë marrë dënimin e merituar. Dhe së fundi të gjitha veprat penale ende kanë ngelur në kuadër të administratës”, ka theksuar kryetari i PDSH-së.

Sipas tij, të gjitha çështjet dhe vërejtjet e hapura do të shpalosen para institucioneve shtetërore.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *