Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi:Duam zgjedhje korrekte

Menduh Thaçi:Duam zgjedhje korrekte

Ambasadori amerikan në vend Filip Riker gjatë takimit me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi kanë rënë dakord që incidentet gjatë zgjedhjeve të rradhës në vend duhet të kalojnë pa asnjë incident nëse dëshirojnë që vendi të hapërojë përpara.

Zgjedhjet e rradhës duhet të jenë të qeta dhe demokratike, meqë janë kruciale për vendin dhe aderimin e tij në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ambasadori amerikan në vend Filip Riker gjatë takimit me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi kanë rënë dakord që incidentet gjatë zgjedhjeve të rradhës në vend duhet të kalojnë pa asnjë incident nëse dëshirojnë që vendi të hapërojë përpara.

“Ishte një takim i rëndësishëm si çdo here me ambasadorin amerikan. Çështja kryesore që u bisedua janë zgjedhjet lokale dhe presidenciale. Ka interesim shumë të madh që këto zgjedhje të kalojnë në atmosferë demokratike, të rregullta, janë të rëndësishme shumë për ardhmërinë e Maqedonisë për në NATO dhe Unionin Evropian.

Shpreha gatishmërinë dhe kontributin që si parti dhe drejtues i Partisë Demokratike Shqiptare që zgjedhjet të jenë korrekte, fer dhe demokratike, normalisht gjithëmonë duke theksuar se Qeveria është ajo që e ka përgjegjësinë kryesore për rregullshmërinë e zgjedhjeve”, tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *