Home / Sport / Milan ngrihet nё pozitën e dytё

Milan ngrihet nё pozitën e dytё

Mё i merituari pёr dy golat e parё tё Milanit ishte mesfushori David Beckham. Anglezi sё pari asistoi pёr sulmuesin brazilian Alexandre Pato, i cili shёnoi tre minuta para fundit tё pjesës sё parё (42’).

Urim Hasipi
Milani ka shёnuar fitore bindëse prej 3-0 ndaj Lazios nё Olimpiko, duke u ngritur nё vendin e dytё tё tabelës sё Serie A.
Mё i merituari pёr dy golat e parё tё Milanit ishte mesfushori David Beckham. Anglezi sё pari asistoi pёr sulmuesin brazilian Alexandre Pato, i cili shёnoi tre minuta para fundit tё pjesës sё parё (42’).

Nё minutën e tretё tё pjesё sё dytё, ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madridit, harkoi nga gjuajtja e lirё duke gjetur kokёn e Massimo Ambrosinit, i cili dyfishoi epёrsinё pёr rosonerёt (48’).

Kaka, i cili mё herët huqi njё rast tё mirё, vulosi rezultatin me golin e tretё tё Milanit, shtatё minuta para fundit tё kohës sё rregullt tё ndeshjes, pas njё loje tё mirё tё Clarence Seedorf.

Milan tash mbledh 44 pikё, gjashtё mё pak se Interi dhe njё mё shumё se Juventusi, qё pas humbjes sё djeshme ndaj Cagliarit, zbret nё pozitën e trete

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *