Home / Lajme / Maqedoni / Mirushe Hoxha grumbulloi nënshkrimet për një ditë

Mirushe Hoxha grumbulloi nënshkrimet për një ditë

Është bërë praktikë që në mënyrë hipotetike të akuzohen shqiptarët për parregullësi zgjedhore dhe në këtë drejtim ne nuk do të lejojmë që për asnjë moment të ketë parregullësi gjatë zgjedhjeve dhe për këtë në çdo momente e njoftojnë bashkësinë ndërkombëtare, por të tjerët e filluan këtë me thyerjen e zyrave tona në Shkup,.Besoj se propozimi im do të kalojë në kryesinë qendrore për mos vendosjen e flamujev partiak në shtylla të ndryshme dhe ato elektrike, apo shtëpi por do të ketë flamuj dhe rekuizita vetëm në shtabet zgjedhore dhe me këtë rast nëse vjen eventualisht te ndonjë incident ai ëm lehtë të lokalizohet.Këtë propozin timin ua propozoj edhe partive tjera politike dhe është e drejtë e tyre se a do të pranojnë”, theksoi numri një I PDSH-së Menduh Thaçi.

Urim Hasipi

Tetovë, 1 shkurt-Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), ka bërë të ditur se brenda një dite ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme për kandidaten për kryetar shteti Mirushe Hoxha.

Kryetari I PSH-së Menduh Thaçi gjatë një takimi me gazetarë të dielën në Tetovë ka falemenderuar qytetarët të cilët dhanë nënshkrimet për kadidatin e tyre dhe sipas tij, prej të shtunës mbrëma e kanë ndërprerë grumbullimin e nënshkrimeve.

”Dua të jem korekt ndaj kryeshefave të njësive rajonale dhe nënpunësve ndaj sjelljeve korrekte por është evidente se partitë tjera kanë probleme me grumbullimin e nënshkrimeve dhe për këtë ka parregullësi dhe unë apeloj deri te ministria e drejtësisë që të ndërpriten kërcënimet për shkarkim nga vendet e punës në nëpunësave ” deklaroi Thaçi.

Në pyetjen e gazetës Koha për mënyrën se si do të kontribuojë PDSH-ja për zgjedhje fer dhe demokratike kreu I PDSH-së Menduh Thaçi ka deklaruar se PDSH-ja do të vendos rekuizite partiake, apo flamuj vetëm në shtabet zgjedhore.

”Është bërë praktikë që në mënyrë hipotetike të akuzohen shqiptarët për parregullësi zgjedhore dhe në këtë drejtim ne nuk do të lejojmë që për asnjë moment të ketë parregullësi gjatë zgjedhjeve dhe për këtë në çdo momente e njoftojnë bashkësinë ndërkombëtare, por të tjerët e filluan këtë me thyerjen e zyrave tona në Shkup,.

Besoj se propozimi im do të kalojë në kryesinë qendrore për mos vendosjen e flamujev partiak në shtylla të ndryshme dhe ato elektrike, apo shtëpi por do të ketë flamuj dhe rekuizita vetëm në shtabet zgjedhore dhe me këtë rast nëse vjen eventualisht te ndonjë incident ai më lehtë të lokalizohet.

Këtë propozin timin ua propozoj edhe partive tjera politike dhe është e drejtë e tyre se a do të pranojnë”, theksoi numri një I PDSH-së Menduh Thaçi.

Për sa I përket bashkëpunimit me partitë tjera Thaçi tha se në raundin e parë do të shkojë si parti e vetme ndërsa në raundin e dytë do të ketë bisedime dhe së pari do të kihet parasysh interesi I partisë duke respektuar platformën dhe mund të ketë koalicionim por është herët për këtë të flitet.

Ndërkohë që sipas Thaçit arsyet e kandidimit të Mirushe Hoxhës për kryetar shteti, ai tha se, është ajo është një njeri akademik me tre fakultete të kryera, dhe e ka dëshmuar veten e saj në drejtimin e institucioneve dhe sipas tij PDSh-ja ka kandidatin më të mirë.

Kurse vetë Mirushe Hoxha ka falemenderuar të gjithë ata që vendosën firmat për atë si kandidate dhe tha se nuk do t`I zgjënjejë ata dhe theksoi se shpreson se këtë përkrahje do të ketë edhe në ditën e zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *