Home / Lajme / Maqedoni / Nevzat Bejta: E vërteta rreth oponentëve të mij

Nevzat Bejta: E vërteta rreth oponentëve të mij

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në intervistën për agjencinë e lajmeve INA flet për aktivitetet dhe misionin e tij të deritanishëm, oponentët e tij ndër të cilët edhe për Rufi Osmanin, koalicionin e këtij të fundit me DR, zërat për koalicionin BDI dhe PDSH për Gostivarin, raportet me partinë e koalicionit VMRO-DPMNE… etj.

“Në prag të fushatës jemi duke i bërë të gjitha parapërgaditjet për aktivitetet zgjedhore. Kemi bërë përgaditjen e materialeve se çka kemi punuar për t’ia prezantuar qytetarëve. Kemi bërë përgaditjen e programit zgjedhor ashtu siç e kemi bërë edhe para katër viteve, por nuk dua të flas rreth kësaj sepse akoma nuk kemi hyrë në fushatë. Por dihet se përcaktimi dhe angazhimi ynë praktik konkret ka qenë që të kujdesemi dhe të realizojmë qindra projekte në planin infrastrukturor, zhvillimin e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit dhe lëmi të tjera. E tërë kjo dëshmohet dhe është e dokumentuar dhe nuk jam politikan që bëj vetëm llafe”, ka then Bejta.
Në pyetjen se A mendon qe Rufi Osmani do të ju rrezikojë në garën zgjedhore, Nevzati u pergjigj:
“Po janë shpallur kandidaturat dhe ato janë gjashtë për Gostivarin, tre nga shqiptarët, dy kandidatura të maqedonasve dhe një të komunitetit turk. Sigurisht se për demokracinë është e preferuar që të ketë sa më shumë kandidatura për të pasur një garë më interesante. Sa i përket BDI si parti jemi të organizuar dhe gjithnjë kemi treguar se veprojmë me sukses si strukturë partiake në krye me Ali Ahmetin. Në bazë të analizave tona, dega e BDI-së asnjëherë nuk ka pasur humbje, por fitore të mëdha në krahasim me partitë e tjera. Vlerësoj se nuk mund të ketë ndonjë ndikim të madh dikush që mund të lëkund strukturat tona. Kandidatët e pavarur janë pa struktura partiake dhe ato sigurisht nuk kanë shtyllat e duhura për të qenë trung i fuqishëm”
Ai me tej ka then se koalicioni mes Rufi Osmanit dhe Demokracisë së Reështë pak jonatyror dhe shumë qesharak për demokracinë, sepse dihet se si bëhen koalicionet.
“Unë nuk kuptojë se çfarë baze ka ky koalcion ku kandidati i pavarur del me listë të vetë, ku partia ambicioze DR del me listë të vetë për këshilltarë dhe nuk ka kandidatë për komunë. Pastaj vijnë disa deklarimet që mbajnë shumë enigma për këtë koalicionim. Por me rëndësi është se në pushtetin vendor zgjedhja e kryetarit dhe këshilltarëve nga e njejta parti, të cilët do të miratojnë vendime që dalin nga kërkesat e qytetarëve. Dhe ky funksionim do të jetë më i suksesshëm dhe punohet në ekip. Rezultatet e mija janë arritur me sukses në këtë mënyrë, sepse kam pasur grupin e këshilltarëve të partisë sime, që kanë qenë personalitete të profileve të ndryshme”, tha Bejta.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *