Home / Lajme / Maqedoni / Nevzat Halili: Jam kandidat i pavarur

Nevzat Halili: Jam kandidat i pavarur

Halili, theksoi edhe disa parregullsi gjatë mbledhjes së firmave për kandidaturën e tij. Ai madje tha se PPD-ja, përkundër zotimeve se do ti jap mbështetje të fuqishme, megjithatë pak ka bërë në këtë drejtim

Urim Hasipi
Nevzat Halili në garën për president të Maqedonisë merr pjesë si kandidat i pavarur dhe i nominuar nga Republika e Iliridës, por i mbështetur edhe nga PPD-ja, por jo si kandidat i PPD-së.

Halili, theksoi edhe disa parregullsi gjatë mbledhjes së firmave për kandidaturën e tij.

Ai madje tha se PPD-ja, përkundër zotimeve se do ti jap mbështetje të fuqishme, megjithatë pak ka bërë në këtë drejtim.
“Kuvendi i Republikës së Iliridës me datë 23 janar 2009 mori vendim unanim që unë të kandidohem si kandidat i mundshëm për President të Republikës së Maqedonisë, por si kandidat i pavarur dhe me përkrahjen e PPD-së.

Deri tani proceduar e mbledhjes së nënshkrimeve nuk ka shkuar ashtu si duhet dhe PPD-ja për arsye 100 % të natyrës objektive nuk ka dhënë kontributin që ne kemi pritur që ta japin.

Kam vërejtje nëpër vendvotimet ku janë mbledhur nënshkrimet se shumë punëtorë të administratës kanë bërë keqpërdorime”, deklaroi Nevzat Halili, kandidat i pavarur për president.

Ndonëse i pyetur, Halili nuk dha përgjigje konkrete për numrin e firmave të grumbulluara, megjithatë u shpreh optimistë se deri në skadimin afatit për mbledhje e tyre do të arrijë që të grumbulloj numrin e nevojshëm prej 10 mijë nënshkrimeve që të mund të hyjë në garën për president

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *