Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit kërkojnë drejtorin e shkarkuar

Nxënësit kërkojnë drejtorin e shkarkuar

Ka qenë vetë drejtori Ismaili I cili është paraqitur para protestuesve dhe I ka shpërndarë ata, duke I kthyer në shkollë.Ndryshe në fund javën e kaluar kryetari I komunës së Tetovës Hazbi Lika shkarkoi drejtorin Latif Ismaili, pasi që ky I fundit nuk lejoi që nxënësja Kaltrina Etemin të vijoi mësimin me shami.

Urim Hasipi
Tetovë, 3 shkurt -Mbi 70 nëxënës të shkollës së mesme ekonomike në Tetovë, të hënën pasdite kanë protestuar rrugëve të Tetovës duke I dhënë përkrahje drejtorit të shkarkuar të kësaj shkolle Latif Ismaili.Më pas nxënësit e kësaj shkolle I janë drejtuar edhe komunës së Tetovës ku para këtij institucioni kanë thirrur dhe kanë mbajtur pankarta “E duam sërish drejtorin”,” Latif Jemi me ty” .
Ka qenë vetë drejtori Ismaili I cili është paraqitur para protestuesve dhe I ka shpërndarë ata, duke I kthyer në shkollë.Ndryshe në fund javën e kaluar kryetari I komunës së Tetovës Hazbi Lika shkarkoi drejtorin Latif Ismaili, pasi që ky I fundit nuk lejoi që nxënësja Kaltrina Etemin të vijoi mësimin me shami.
Ndërkohë që inspektoriati shtetëror mund t`I propozojë Ministrisë së Arsimit që t`I meren kompetencat kryetarit të komunës së Tetovës Hazbi Lika në emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve, nëse konstatohet se ky I fundit pa mos marrë pëlqimin e këshillit të prindërve ka shkarkuar drejtorin Ismaili.

Në myftyninë e Tetovës vlerësojnë se rregullorja shkollore tejkalohet me akte tjera shtetërore.Me rregullat kushtetuese në pajtim me liritë e njeriut është e lejuar mbajtja e shenjave apo veshjeve fetare.Në një pronocim për media kohë më parë drejtori Ismaili ka thënë se nuk do të pranojë funskionin e drejtorit por do të punojnë si ligjerues I lëndës së tij profesionale.

Ndryshe gjatë javës së kaluar drejtori I shkollës ekonomike Latif Ismaili nuk lejoi nxënësen e vitit të parë Kaltrina Etemi që të vijoi mësimin me shami, duke u thirur në një rregullore të shkollës ku nxënësit duhet të kenë uniforma të njejta.

Çështja e nxënëses Kaltrina shpërtheu fund javën e kaluar kur mediat raportuan për mos lejimin e saj të ndjek mësimin me mbulesë, ndërsa drejtori ishte kundër këtij vendimi.Shoqata të ndryshme fetare reaguan mënjëherë ndaj këtij vendimi, kurse kryetari Lika me nëj vendim e largoi atë nga funksioni drejtor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *