Home / Lajme / Maqedoni / Obama: Me Maqedoninë do të vazhdoj bashkëpunimi

Obama: Me Maqedoninë do të vazhdoj bashkëpunimi

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski sot ka pranuar letër nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski sot ka pranuar letër nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

Në këtë letër, Presidenti Obama i falënderohet presidentit të Maqedonisë për urimin që ia ka dërguar Cërvenkovski me rastin e zgjedhjes së tij president i SHBA-ve.

“Jam i bindur se ne mundemi të punojmë në një frymë të paqes dhe miqësisë që të ndërtojmë një botë më të sigurt në katër vitet e ardhshme. Shpresoj se do të kem rastin të bashkëpunoj me Ju në këto synime dhe në promovimin e marrëdhënieve të mira mes vendeve tona”, thuhet në letrën e presidentit Barack Obama

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *