Home / Lajme / Maqedoni / OSBE:Policia të mos anojë politikisht gjatë procesit zgjedhor

OSBE:Policia të mos anojë politikisht gjatë procesit zgjedhor

OSBE ka tërhequr vërejtjen për sjelljen e policisë gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale dhe vendore të 22 marsit

Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Jose Luis Herrero ka paralajmëruar për kujdes të veçantë nga pjesëtarët e policisë gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve. Ai këtë e ka potencuar gjatë fushatës së nisur të kësaj organizate për informimin e opinionit për reformat që synojnë të bëjnë punën e policisë më transparente dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Është me rëndësi që policët të sillen në mënyrë transparente dhe të tregojnë neutralitet dhe pavarësi në drejtim të të gjitha partive politike gjatë procesit zgjedhor,” ka thënë shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori Jose Luis Herrero.

Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të informojë publikun për veprimet e padukura të policisë, sidomos gjatë fushatës zgjedhore.

Ministria e Brendshme gjithashtu ka mirëpritur realizimin e këtij projekti i cili ka për qëllim informimin e publikut për zgjedhjet. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska ka theksuar se policia do të jetë në shërbim të qytetarëve për zgjedhjet, për transparencë me qytetarët dhe përgjegjësi për të evituar parregullsitë.

Ministria e Brendshme ka përgatitur plan operativ për sigurimin e zgjedhjeve presidenciale dhe vendore të 22 marsit. Për realizimin e këtij plani janë angazhuar edhe përfaqësues të policive të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *