Home / Lajme / Maqedoni / PDSH fushatë të qetë dhe pa flamuj

PDSH fushatë të qetë dhe pa flamuj

Poashtu falimnderojmë gjithë qytetarët shqiptarë të cilët deponuan nënshkrimet e tyre për Kandidaten e PDSH-së për Kryetar shteti, z-nj Mirushe Hoxha. Një pikë tjetër e cila u diskutua në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë Qendrore të PDSH-së ishte edhe konsolidimi i shtabe zgjedhore të Degëve”, thuhet në komunikatën e PDSH-së

Urim Hasipi
Partia Demokratike Shqiptare njofton se në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë Qendrore ka diskutuar për propozimin e Kryetarit për të mos venduar flamuj partiak nëpër shtylla, sheshe dhe vende tjera, por vetëm nëpër shtabet zgjedhore.

“Kjo ide u përkrah njëzëri nga ana e Kryesisë Qendrore dhe u miratua si vendim i Kryesisë Qendrore. Ky vendim është në frymën e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike.

Partia Demokratike Shqiptare njëkohësisht apelon të gjithë partive tjera që të mbështesin këtë vendim të PDSH-së që edhe ata të kontribuojnë për zgjedhje të qeta dhe demokratike, si kusht për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

Poashtu falimnderojmë gjithë qytetarët shqiptarë të cilët deponuan nënshkrimet e tyre për Kandidaten e PDSH-së për Kryetar shteti, z-nj Mirushe Hoxha. Një pikë tjetër e cila u diskutua në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë Qendrore të PDSH-së ishte edhe konsolidimi i shtabe zgjedhore të Degëve”, thuhet në komunikatën e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *