Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Maqedonia ndodhet në krizë të thellë ekonomike

PDSH: Maqedonia ndodhet në krizë të thellë ekonomike

Gjatë qeverisjes aktuale VMRO-BDI nuk ka ndonjë të arritur ekonomike, pos premtimeve boshe të Kryeministrit, Zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe ministrit të ekonomisë”, deklaroi Veseli, ligjërues pranë UEJL-së në Tetovë.

Urim Hasipi
20 shkurt-Anëtari i lartë i PDSH-së, Nexhbi Veseli një konferencë për media deklaroi se qeverisja aktuale pos premtimeve boshe nuk ka ndonjë të arritur ekonomike.

“Gjatë qeverisjes aktuale VMRO-BDI nuk ka ndonjë të arritur ekonomike, pos premtimeve boshe të Kryeministrit, Zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe ministrit të ekonomisë”, deklaroi Veseli, ligjërues pranë UEJL-së në Tetovë.

Sipas tij, Maqedonia është në një krizë të thellë ekonomike dhe papunësia ka shënuar rritje drastike.

“Edhe pse të njëjtët deklaronin se kriza ekonomike botërore nuk do të prekë Maqedoninë pasiqë Qeveria ka ndërmarrë masa kundër kësaj krize, por edhe përkundër kësaj, të gjithë jemi dëshmitarë se Maqedonia është në krizë të thellë ekonomike.

Le të tregojnë këta zotëri se sa investime të huaja kanë hyrë prej periudhës gusht 2008 deri më sot? Gjatë qeverisjes së PDSH-së, Maqedonia konsiderohej si shtet stabil dhe investimet e huaja kishin trend pozitiv, poashtu edhe ekonomia shqiptare ishte më e përkrahur, duke iniciuar ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike në Tetovë e të tjera.

Qeveria aktuale jo që nuk ka filluar punët në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë, ata gënjejnë qytetarët se gjithçka është përgatitur. Studime të ndryshme tregojnë se mbi 70% e qytetarëve të Maqedonisë deklarojnë se papunësia ka rritje drastike”, theksoi kryetari i komisionit për çështje ekonomike pranë PDSH Nexhbi Veseli.

Ai theksoi se edhe përkundër deklaratave të Kryeministrit se standardi jetësor nuk do të zvogëlohet, në anën tjetër kemi rritje të çmimeve të prodhimeve të ndryshme dhe shërbimeve të ndryshme, siç që është çmimi i energjisë elektrike u rrit mbi 13%.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *