Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Qeveria dështoi në reformimin e pushtetit lokal

PDSH: Qeveria dështoi në reformimin e pushtetit lokal

Ministria e pushtetit lokal si pjesë e qeverisë së Maqedonisë mban një barrë të rënde sa i përket implementimit të reformave të vetëqeverisjes lokale duke përfshire decentralizimin që paraqet obligim të shtetit, e cila rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit, nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim (2001), statusi i shtetit për anëtarësim në UE ( dhjetor 2005) dhe orientimi drejtë anëtarësimit në NATO”, deklaroi kryetari i Komisionit për Vetëqeverisje pranë PDSH-së, Fari Rexhepi.

Urim Hasipi
Partia Demokratike Shqiptare në një konferencë për media theksoi se pushteti lokal në Maqedoni nuk është duke funksionuar ashtu si duhet.

“Ministria e pushtetit lokal si pjesë e qeverisë së Maqedonisë mban një barrë të rënde sa i përket implementimit të reformave të vetëqeverisjes lokale duke përfshire decentralizimin që paraqet obligim të shtetit, e cila rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit, nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim (2001), statusi i shtetit për anëtarësim në UE ( dhjetor 2005) dhe orientimi drejtë anëtarësimit në NATO”, deklaroi kryetari i Komisionit për Vetëqeverisje pranë PDSH-së, Fari Rexhepi.

Sipas tij, përveç tjerave si obligim prioritar të cilin Maqedonia duhet ta realizoj në lidhje me Decentralizimin e pushtetit qendror në atë lokal është:”

– Bartja e kompetencave dhe resurseve në përputhje me nenin 22 te ligjit për vetëqeverisje lokale.

– Programi për implementimin e procesit te decentralizimit 2008-2010

– Plani akcional për implementimin e procesit të decentralizimit 2008-2010”, theksoi Rexhepi.

Ai tha se këto janë dokumente të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë te cilat Ministria e Pushtetit Lokal është dashur ti implementoj ne mënyre kontinuale, mirëpo si duket periudha kohore korrik 2008 – shkurt 2009 ka ngele vetëm në letër për shkak se grupi punues për decentralizim në kuadër të MPL nuk funksionon.

“Është evidente se gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare të qeverisjes së BDI-së me pushtetin lokal kemi vetëm keqmenaxhim të komunave. Gjatë këtij 4 vjeçari qytetarët shqiptarë më së miri e kanë vërejtë mosfunksionimin e pushtetit lokal dhe keqmenaxhimin e Komunave nga ana e kuadrove të BDI-së, duke filluar nga mallverzimeve financiare deri te kaosi urbanistik.”, theksoi Rexhepi, duke shtuar se poashtu faza e decentralizimit ka mbetur në udhëkryq.

Ne pyesim publikisht theksoi Rexhepi se çka ka bërë MPL me komunat e vogla dhe rurale qe te hyjnë ne fazën e dyte te decentralizimit fiskal? Partia Demokratike Shqiptare reagoi edhe atëherë kur BDI-ja bëri pazar me VMRO-në për ndarjen territoriale dhe në vend që Kërçova këtë vit të bashkohej edhe me komunat tjera të Zajazit dhe Osllomejit ku Kryetar i kësaj komune do të ishte shqiptarë, BDI-ja bëri pazar që edhe për 4 vite Kërçova të mos bashkohet si kusht që BDI-ja të jetë pjesë e koalicionit qeveritar.

“Kjo nuk është diçka e re në politikën e BDI-së, ata çdo herë kanë bërë pazare të këtilla, ku shesin interesin shqiptarë. Ajo që është më me rëndësi, koalicioni i BDI-së, VMRO-ja, u ka ngritur aktpadi penale shumicës së Kryetarëve të Komunave që janë kuadër i BDI-së, duke nisur nga Hazbi Lika, Ramiz Merko e të tjerët. Hazbi Lika akuzohet për keqpërdorim të mjeteve financiare për ujësjellësin e Tetovës, gjithashtu është i akuzuar edhe për ndërtimet e egra që çdo ditë e më tepër janë duke u ndërtuar në Tetovë”, theksoi ai.

Sipas PDSH, Ministri i Pushtetit Lokal jo që nuk është në dijeni se çka ndodhë në ministrinë që gjoja udhëheq ai, atë as edhe në konferencën për pushtetin lokal të organizuar në Ohër, nuk e ftojnë.

“Ne fund pyesim Qeverinë e Maqedonisë?Pse kanë ndodhë këto ngecje në zhvillimin e Procesit të implementimit të decentralizimit në periudhën korrik 2008 – shkurt 2009, derisa qeveria ka miratuar planin aksional për implementimin e procesit të decentralizimit?Vallë a thua qeveria mund ti përballon sfidave tjera për hyrje në UE kur një plan aksional të cilin vetë kjo qeveri e ka miratuar nuk ka forcë ta implementoj?”, theksoi kryetari i Komisionit për Vetëqeverisje pranë PDSH-së, Fari Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *