Home / Lajme / Maqedoni / PDSH shënoi 15 vjetorin e themelimit

PDSH shënoi 15 vjetorin e themelimit

Aktualisht BDI suspendon Marrëveshjen e Ohrit, saktësisht dy shtylla edhe atë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe shtylla e dytë amnistinë politike për ish-ushtarët e UÇK-së. I sugjerojmë BDI-së që mos të luaj me këto dy shtylla. Nëse kjo bëhet Maqedonia do të ketë telashe me anëtarësimin në NATO dhe BE, si dhe telashe me vetveten”, tha kryetari i kuvendit qendror te PDSH-se Arber Xhaferi

Urim Hasipi

Tetovë, 12 shkurt-Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratik Shqiptare në Maqedoni, për një vizitë pune qëndroi kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij Daut Haradinaj. Siç kuptohet në këtë takim është biseduar për ngjarjet e fundit politike në vend, ku theks i veçantë i bisedimeve ka qenë zgjedhjet vendore dhe presidenciale që do të mbahen më 22 mars të këtij viti.
Me rastin e përvjetorit të kësaj partie, në Qendrën e Kulturës në Tetovë u mbajt një manifestim rasti, ndërsa këtë manifestim e përshëndetën ish-kryetari i PDSH-së Arben Xhaferi i cili ndër të tjera tha se proceset për shqiptarët në Maqedoni po fillojnë të kthehen aty ku kishin mbetur më 1990.

” Maqedonasit kanë problem me veten, sepse ata dëshirojnë të krijojnë kombin, nuk kanë substancë etnike për dallim nga ne, të cilët jemi të formuar etnikisht, po problemet te shqiptarët shfaqen në segmentin politik. Partia shqiptare në pushtet, ka një bashkëpunim me palën maqedonase në dëm të shqiptarëve. Aktualisht BDI suspendon Marrëveshjen e Ohrit, saktësisht dy shtylla edhe atë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe shtylla e dytë amnistinë politike për ish-ushtarët e UÇK-së. I sugjerojmë BDI-së që mos të luaj me këto dy shtylla. Nëse kjo bëhet Maqedonia do të ketë telashe me anëtarësimin në NATO dhe BE, si dhe telashe me vetveten”, tha Xhaferi

Të pranishmit i përshëndeti të pranishmit edhe kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj i cili tha se për herë të parë i drejtohem kësaj audience kaq të nderuar. Bashkëpunimi mes AAK dhe PDSH do të jetë i përkushtuar dhe i thellë, atë që nënshkruam sot në memorandum. Të vetëdijshëm se populli shqiptar që jeton në Kosovë, në Maqedoni dhe vendet tjera në rajon i realizon qëllimet e tij përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Përkushtimin tonë të përbashkët për idetë dhe idealet e lirisë, demokracisë dhe zhvillimin mbarëkombëtar u dhanë sakrifica nga të dy anët e kufijve.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi nënvizoi se partia ka 15 vjet funksionim, ndërsa unë një vit më shumë.

”Është parti e përgjithshme, herë pas here duket se merr goditje të rënda. Ju siguroj se në asnjë moment nuk ka pasur zbrapsje kjo parti për këto 16 vjet edhe pse do të marrim goditje të reja. Sot 15 vjet filloi veprimtaria e kësaj partie politike, nga këto vite 6 i kaluam në pozitë dhe 9 në opozitë.Pse marrim pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe vendore.

Ndoste te e para skemi shansa teorike të fitojmë do të bëjmë përpjekje të hedhim disa ide.Politikën që e zhvillojnë maqedonasit dhe që i largon nga NATO dhe BE, nuk do të bekohen nga shqiptarët. Sa i përket zgjedhjeve vendore do të vazhdojmë me betejë të njëjtë, me persona që janë të aftë ta kryejnë punën më mirë se çdokush”, tha Thaçi

Pas përfundimit të këtij manifestimi Menduh Thaçi tha se ishte solemnitet i veçantë kënaqësia ishte më e madhe me prezencen e tij Ramush Haradinaj.Kam pas nderin të jem prezent në 15 vjetorin e themelimit të PDSH-së, sikurse iu drejtorva kryetarit të tij, AAK pranoi me kënaqësi jo vetëm memorandumin por edhe bashkëpunimin më të thellë me këtë çparti. Të shkembëjmë përvojat, tha Thaçi.Motoja në këto zgjedhje e PDSh-së është “Vazhdojmë me krenari…”

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *