Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: VMRO dhe BDI synojnë ti frikësojnë votuesit

PDSH: VMRO dhe BDI synojnë ti frikësojnë votuesit

Opinioni e di se para do kohe u thyen zyrat e PDSH-së në Çair, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe Ali Ahmeti sillen sikurse nuk ka ndodhë asgjë. Asnjë shenjë se punohet në drejtim të zbardhjes së rastit, asnjë distancim nga ky veprim i dhunshëm dhe anti demokratik”, theksoi zëdhënësi i PDSH-së, Adriatik Imeri.

Urim Hasipi
6 Shkurt-Zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare, Adriatik Imeri në një konferencë për media u shpreh pesimist se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe demokratike.

“Përkundër apeleve të shumta të bashkësisë ndërkombëtare që përfundimisht në Maqedoni të ketë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, për fat të keq sinjalet janë shumë të këqija.Jemi dëshmitarë se përkundër angazhimit të faktori ndërkombëtar, i cili jetësisht është interesuar që më në fund qytetarët të votojnë lirshëm, dikush tjetër, më konkretisht, struktura qeveritare VMRO-BDI veprojnë në kahje të kundërt”, theksoi Imeri.

Sipas tij, ata veprojnë për ti frikuar shqiptarët, për ti nxirë dhe përfundimisht për të ua vjedhë votën këtyre qytetarëve.“Opinioni e di se para do kohe u thyen zyrat e PDSH-së në Çair, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe Ali Ahmeti sillen sikurse nuk ka ndodhë asgjë.
Asnjë shenjë se punohet në drejtim të zbardhjes së rastit, asnjë distancim nga ky veprim i dhunshëm dhe anti demokratik”, theksoi zëdhënësi i PDSH-së, Adriatik Imeri.

Ajo potencoi se “E keqja nuk përfundon vetëm m thyerjen e zyrave të PDSH-së, por funksionari i BDI-së, Rexhep Asani – përndryshe kryearkitekt në Komunën e Zajazit, mbrëmë me armë zjarri, plagos qytetarin M.A. nga fshati Tuin. “Në bazë të dhënave që ne posedojmë, rasti ka ndodhur për shkak të motiveve banale politike. Shqiptarë të nderuar, Ali Ahmeti dhe njerëzit e tij vazhdojnë të gjuajnë mbi shqiptarët, tentojnë ti frikësojnë ata sepse vetëm në këtë mënyrë ai pretendon të udhëheq me shqiptarët.

I apelojmë Nikolla Gruevskit, përfundimisht të mos i ndërsejë jeniçerat e BDI-së kundër shqiptarëve sepse mund të jetë lojë e rrezikshme. Pyesim publikisht athua edhe këtij gjuajtësit me armë zjarri, funksionarit të BDI-së, Rexhep Asani, do të ia tërheqë aktpadinë gjyqësore si Besir Dearit që gjuajti në Kamjan ditën e zgjedhjeve të vitit të kaluar, e tash e ka emëruar drejtor në Hekurudhat e Maqedonisë”, deklaroi zëdhënësi i PDSH-së.

Kjo parti e dënoi këtë akt kriminel të BDI-së, njëkohësisht apeloi anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, gjithë shqiptarëve, subjekteve të ndryshme politike në vend, që të japin kontributin e tyre maksimal, që këta zgjedhje të jenë ashtu si na ka hije neve shqiptarëve dhe përfundimisht të hapim rrugë drejt euro-integrimeve, aty ku synojmë gjatë kohë.“Për këtë akt të turpshëm, plagosjes së një qytetari në Tuhin nga ana e një funksionari të BDI-së ne do të informojmë faktorin ndërkombëtar”, deklaroi Imeri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *