Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Shqiptarët degradohen në konkurset e fundit

PDSH:Shqiptarët degradohen në konkurset e fundit

E pyesim publiksiht BDI-në dhe Ministrin Osmani, se a nuk patët kuadro për ti emëruar shqiptarët në këto poste apo duke larguar shqiptarë nga postet drejtuese dhe emërimi me drejtor maqedonas do të jetë në funskion të arritjes së përqindjes së nevojshme”, deklaroi zëdhënësi I PDSh-së Sheval Memishi

Urim Hasipi

Tetovë, 5 shkurt-Partia Demokratike Shqiptare sot ka reaguar mënjëherë pas ekpertizës së komisionit Evropian e cila ka nxjerrë në shesh ndarjet etnike në ekonomi, arsim kulturë në puënsime si dhe në infrastrukturë.

Sipas zëdhënësit të PDSH-së Sheval Memishi, shqiptarët janë më të rezikuar nga papunësia.Sipas tij trendi I mos punësimit ka vazhduar edhe me largime.” Edhe pse Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, kur i shkarkoi drejtorët shqiptarë nga disa klinika të Shkupit, theksoi se të njëjtët do të zëvendësohen përsëri me shqiptarë, kjo nuk ndodhi.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë se pothuajse në të gjithë klinikat e Shkupit u emëruan drejtor maqedonas në vend të atyre shqiptarë, tha ai.

Poashtu rasti tjetër skandaloz është edhe hapja e konkursit për polici pyjore pranë Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe ujëra, ku në mes të 129 kandidatëve të pranuar nuk ka asnjë shqiptarë”, deklaroi zëdhënësi I PDSh-së.

Memishi para gazetarëve theksoi se në konkursin e fundit në Hekurudhat e Maqedonisë asnjë shqiptar nuk është pranuar.

”Në Ministrinë e Mbrojtjes largohen 15 shqiptarë punësohen 10 maqedonas, në drejtorinë e të hyrave largohen 12 shqiptarë dhe në vend të tyre punësohen 6 maqedonas.E pyesim publiksiht BDI-në dhe Ministrin Osmani, se a nuk patët kuadro për ti emëruar shqiptarët në këto poste apo duke larguar shqiptarë nga postet drejtuese dhe emërimi me drejtor maqedonas do të jetë në funskion të arritjes së përqindjes së nevojshme”, deklaroi ai.

Memishi tha se këta janë vetëm disa nga të arriturat e BDI-së, kurse shfaqi skepticizëm se do të ndryshojë dicka në të mirë për shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *