Home / Lajme / Maqedoni / Për Ivanovin do të votonin 27 për qind e votuesve, për Fërçkovskin 13, për Boshkoskin 10, për Selmanin 9 për qind

Për Ivanovin do të votonin 27 për qind e votuesve, për Fërçkovskin 13, për Boshkoskin 10, për Selmanin 9 për qind

Sipas sondazhit, për kandidatin e LSDM-së, Lubomir Fërçkovski do të votonin 13 për qind, për Lube Boshkoskin 10 për qind dhe për Imer Selmanin 9 për qind. Se për kë do të votojnë, akoma nuk janë përcaktuar 23 për qind e qytetarëve.

Nëse zgjedhjet për president të Republikës së Maqedonisë do të mbaheshin nesër, përqindja më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë, përkatësisht 27 për qind do të votonin për kandidatin e VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik që e bëri agjencia “Rejting” në periudhën prej 6 deri më 8 shkurt.

Sipas sondazhit, për kandidatin e LSDM-së, Lubomir Fërçkovski do të votonin 13 për qind, për Lube Boshkoskin 10 për qind dhe për Imer Selmanin 9 për qind. Se për kë do të votojnë, akoma nuk janë përcaktuar 23 për qind e qytetarëve.

Nëse në rrethin e dytë të zgjedhjeve hyjnë kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, 36 për qind e votuesve besimin do t’ia jepnin Ivanovit, ndërsa 21 për qind Lubomir Fërçkovskit.

Sipas analizës së agjencisë, nëse Boshkoski nuk hyn në rrethin e dytë, 46 për qind nga votat e tij do t’i merrte Ivanovi, ndërsa 17 Fërçkovski.

Agjencia hulumtoi se sa mbështetje mund të presin Ivanovi dhe Fërçkovski nga votuesit të cilët në zgjedhjet e kaluara parlamentare kanë votuar për ndonjërën nga partitë më të mëdha. Rezultatet treguan se 73 për qind e atyre të cilët në zgjedhjet e fundit kanë votuar për VMRO-DPMNE-në do të votojnë për Gjorge Ivanov, 8 për Lubomir Fërçkovskin, ndërsa 19 për asnjërin prej tyre. Prej votuesve të atëhershëm të LSDM-së, 63 për qind do të votonin për Fërçkovskin, 15 për Ivanovin, ndërsa 22 për qind për asnjërin nga dy kandidatët.

Rezultatet nga hulumtimi të cilin e ka bërë agjencia Rejting në shembull reprezentativ prej 1.080 të anketuar, tregojnë se nëse në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president hyjnë Ivanovi dhe Boshkoski, 38 për qind do të votonin për Ivanovin, ndërsa 16 për Boshkoskin.

Nëse, ndërkaq, në rrethin e dytë zgjedhor qytetarët duhet të zgjedhin ndërmjet Boshkoskit dhe Fërçkoskit, pjesa më e madhe e votuesve apo 30 për qind votën e tyre do t’ia jepnin Boshkoskit, ndërsa 23 për qind Fërçkovskit.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *